• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pazaret me ndeshjet, Luftëtari do të përjashtohet dhe gjobitet nga UEFA

20/07/2018
Luftëtari fiton miqësoren e parë në Slloveni, dedikim special gjyqtarit të Tiranës

Për herë të fundit kishte ndodhur në vitin 2016: atë sezon të paktën 2 ndeshje të Skënderbeut ishin “qartësisht të manipuluara” për përfitime financiare, sipas vendimit përfundimtar të UEFA-s, bazuar në analizën e sinjaleve të marra nga tregu i basteve.

Më pas, një hetim gjigant çoi në përjashtimin e Skënderbeut për një vit, në pritje të gjyqit final, që erdhi dhe ishte fatal, sepse rezultoi në 10 vite përjashtim dhe 1 milion euro gjobë. Në fund të vitit do të zhvillohet edhe raundi final i betejës dhe nëse UEFA e fiton qoftë edhe pjesërisht, atëherë futbolli ndryshon përgjithmonë, sepse do të plasin dënimet pa qenë nevoja për përgjime, dëshmi e të penduar.

Ndërkaq, ajo që ndodhi dje në Elbasan na ktheu 2 vite pas. Ishte një turp i madh për të gjithë, ndeshja Luftëtari-Ventspils ishte qartësisht e trukuar dhe kompania që monitoron tregun botëror të basteve për llogari të UEFA-s, Sportradar, ka marrë sinjalizime pa fund nga kompanitë e basteve anembanë Europës. Nuk duhej ndonjë sy specialisti për të kuptuar skandalin e ndeshjes së djeshme dhe goli në minutën e 93-të është prova më e qartë që do të fundosë Luftëtarin.

Duke pasur parasysh precedentin Skënderbeu, që u përjashtua për një vit në mënyrë provizore, në pritje të hetimit, tashmë edhe Luftëtari është “de facto” jashtë Europe, sezoni i ardhshëm do të luhet “për qejf”, edhe sikur të kapë vendet e kreut.

Gjithçka tashmë është shumë më e shpejtë se në të shkuarën, nuk nevojitet një hetim disa-vjeçar, por vetëm pak javë analiza të ekspertëve të Sportradar dhe UEFA-s, ndërkohë që çështja nuk do të mund të apelohet më as në CAS. Precedenti Skënderbeu ka vendosur një standard të ri në futboll dhe Luftëtari e ka marrë parasysh këtë gjë, e di shumë mirë që u dogj.

Nëse në fund të vitit edhe Skënderbeu nuk do ta fitojë betejën kundër UEFA-s në CAS, dënimi për Luftëtarin nuk do të ndalet te një vit, sepse inspektorët e UEFA-s do të kërkojnë të paktën 5 vite përjashtim nga kupat e Europës dhe një gjobë prej të paktën 250.000 eurosh, pikërisht paratë që i takojnë Luftëtarit për pjesëmarrjen e parë të turpshme në kupat e Europës.

Ky dënim do të godasë rëndë arkat e Luftëtarit, por me sa duket i kanë marrë parasysh të gjitha, sepse edhe Federata Shqiptare e Futbollit i ka paralajmëruar klubet pjesëmarrëse në kupat e Europës: përlyerja çon automatikisht te përjashtimi dhe humbja e tw ardhurave nga UEFA, që tani e tutje nuk do të tolerojë askënd, aq më shumë që priste sjellje korrekte nga klubet tona, pas furtunës mbi Skënderbeun./sport ekspres

Related Posts

Aksident në Llaman të Himarës, plagoset 26-vjeçari
Kryesore

Aksident në Llaman të Himarës, plagoset 26-vjeçari

11/04/2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina
Kryesore

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina

11/04/2026
Rama për opozitën: Shkojnë dhe lehin në Bruksel, i gënjen mendja se mund të na mundin
Kryesore

Rama për opozitën: Shkojnë dhe lehin në Bruksel, i gënjen mendja se mund të na mundin

11/04/2026
SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj kreut të Komisionit të Prokurimit Publik
Kryesore

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj kreut të Komisionit të Prokurimit Publik

11/04/2026
Balluku: Punët e mira për Shqipërinë shpesh herë mbulohen nga balta
Kryesore

Balluku: Punët e mira për Shqipërinë shpesh herë mbulohen nga balta

11/04/2026
Rama: Njerëzit e ligj përdorin shqiptarët si mish për top, por nuk e dinë se ata të japin ujë në bisht të lugës
Kryesore

Rama: Njerëzit e ligj përdorin shqiptarët si mish për top, por nuk e dinë se ata të japin ujë në bisht të lugës

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident në Llaman të Himarës, plagoset 26-vjeçari

Aksident në Llaman të Himarës, plagoset 26-vjeçari

11/04/2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al