• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pazaret në provimin e policisë për gradën ‘Komisar’, gazetarja zbulon prapaskenat

14/11/2018
Pazaret në provimin e policisë për gradën ‘Komisar’, gazetarja zbulon prapaskenat

Gjatë ditës së djeshme u anullua testimi me shkrim i kandidatëve që po konkuronin për të marrë gradën Komisar në Policinë e Shtetit.

Anulimi nga ana e drejtorisë së Policisë është bërë me dyshimin se është kopjuar dhe ky provim tashmë do ripërsëritet për të gjithë policët. Ndërkaq, gazetarja Anila Hoxha zbulon detajet dhe prapaskenat e këtij akti të paprecedentë ndërsa nuk heziton të përmendë edhe disa emra,,,,, Askush nuk u kap duke kopjuar. As që u shtrua si problem i tillë. As qe u ngrit si shqetesim derisa u shpallën pikët. Pas orës 15 plasën ankesat. Cfare ndodhie flagrante ndodhi që penalizoi gjithe te tjeret me kaq vonese ? Sepse ndryshe nga cdo provim tjetër, si rrallë ndonjëherë në këtë provim kishin fituar specialistët, kishin fituar jomiqtë ndoshta”, shkruan gazetarja.

Ja shkrimi i plotë i gazetares Anila Hoxha:

Komisari i pa mik dhe kryekomisari i salduar….

Polici dhe specialisti në Policinë e Shtetit, Arber Alimadhi mori pikët maksimale në provimin për gradën e komisarit. Po me forcat e saj, në vendin e dytë scantroni nxori policen Jonida Babameta , prej më tepër se 15 viteve pjesë e Policisë së Shtetit dhe në vend të tretë Lindita Lushaku ,shefe sektori në seksionin e të miturve * gjithashtu bashkëshortja e ish këshilltarit të ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa*.

Do doja ti përmendja të gjithë djemtë dhe vajzat që fituan fazen e pare te provimit per komisar . Por që sot u fyen nga një anullim I paprededentë I provimit , pas të cilit ishin një hap larg vendosjes mbi supe të gradës komisar. Sepse paskërka dyshime se qenkërka kopjuar. Do doja ti përmendja një më një secilin prej tyre, për tju thënë ca të tjerëve*Zot fali se nuk dinë cbëjnë, mirë që nuk ju japin gradën që fituat, por ju bëjnë edhe pis*. Specialistë e njerez të palodhur , te perkushtuar në polici që sic duket nuk po vjen ora juaj. …

Ju që fituat gradën komisar në fazën e parë të provimit, por u cgraduat pa u graduar, ende pa hyre ne fazen tjeter te provimit. Ndjesë.. Ti I trajnuari nga ambasada amerikane dhe qe je mes më të mirëve sikurse agjenti I antiterrorit Sami Muja , Elvis Shehu, Bashkim Lamnica. Shumë vite në polici dhe me siguri tani ndjen zhgënjim. Ti Ervin Peci , Osman Fucia i seksionit të vrasjeve. Ti , Mentor Cuku vëllai I komisarit të vrarë Artan Cuku. Ti , Erion Dani I komisariatit 4, dhe ti Indrit Doda. Apo ti policja e shkelqyer Ornela Zhivani dhe Alida Peza.. Sepse nuk ka ardhur koha juaj, kapni një mik ,kapni një xhaketë për cepi.. sepse nuk ngre peshë që ju fituat pikët maksimale. Nëse do kishe një mik, mund te ta kishim injektuar gradën për shkak të pozicionit. Tek e fundit policia ështe e depolitizuar, por si mund te synosh te behesh komisat, ti i pa mik ?

Cfarë nuk u tha.. ..

Provimi për gradën komisar u dha në Akademinë e Sigurisë në datën 7 nëntor. Pyetjet ishin me alternativa. Korrigjimi u bë nga ai “maskarai” qe nuk njeh miq – scantroni. Në orën 15 brenda të njëjtës ditë, pas kontrollit me ate pajisjen e ftohte , u konsideruan fitues të gradës komisar 176 policë, qe do ti nenshtroheshin me tej fazes se dyte te testimit . Nga 470 që konkurruan, në fakt duhet të fitonin 189 për shkak të nevojës qe ka policia për komisarë. Provimi u mbikëqyr nga misioni Pameca, SHCBA, Drejtoria e standarteve dhe madje ishte I pranishëm edhe vetë numri një I policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Askush nuk u kap duke kopjuar. As qe u shtrua si problem I tille. As qe u ngrit si shqetesim derisa u shpallën pikët. Pas orës 15 plasën ankesat. Cfare ndodhie flagrante ndodhi qe penalizoi gjithe te tjeret me kaq vonese ? Sepse ndryshe nga cdo provim tjetër, si rrallë ndonjëherë në këtë provim kishin fituar specialistët, kishin fituar jomiqte ndoshta. Ka të drejtë ta them këtë përsa kohë , provimi u anullua nje jave larg dates reale te provimit. Mos valle nuk fituan edhe ca qe duhet ta fitonin… ? Për cfarë arsyesh komisaret ne tentative do te rikthehen ne provim pa patur asnje rast flagrant ?

Ne qofte mungese transparence, cfare quhet transparence ne polici , apo duhet edhe ata qe humben te paradinin pergjigjjet? Sepse në qoftë kjo dëshirë për tejdukshmëri provimi, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe për provimin tjetër për gradën e kryekomisarit dhene oret e fundit.Mos i vrisni policet, ata qe e duan uniformen. Ne mendofshi ndonjehere edhe per ne te tjeret, ju lutem, ne kemi nevoje per nje polici te shendetshme, dhe jo per “hajdute” te salduar qe qokezohen me grada te pamerituara

Related Posts

E rëndë/ Këngëtarja greke pëson hemoragji cerebrale live në skenë (VIDEO)
Kryesore

E rëndë/ Këngëtarja greke pëson hemoragji cerebrale live në skenë (VIDEO)

26/09/2024
Egla Ceno fiton Big Brother Vip
Lajme

Egla Ceno fiton Big Brother Vip

26/05/2024
“Kutia e Babagjyshit”, zbardhen përgjimet që “fundosën” Elsa Lilën: Edhe këtu si në Shqipëri duhet një lidhje me shtetin
Lajme

Elsa Lila rrëfen momentin e arrestimit: Ma morën vajzën teksa flinte

31/03/2024
Arbana Osmani thirrje publike Ramës: Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!
Më të lexuarat

Arbana Osmani thirrje publike Ramës: Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!

05/01/2024
Angelina Jolie shkruan shqip dhe përmend Shqipërinë e Kosovën
Lajme

Angelina Jolie shkruan shqip dhe përmend Shqipërinë e Kosovën

20/09/2023
Luizi: E di shumë mirë që nuk e fitoj Big Brother. Më vjen keq me plas, ama me zor nuk e marr
Lajme

Luizi: E di shumë mirë që nuk e fitoj Big Brother. Më vjen keq me plas, ama me zor nuk e marr

16/03/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al