• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD Gjirokastër ka prekur fundin, askush nuk merr përsipër të lexojë një deklaratë kundër bashkisë

20/05/2022

Partia Demokratike në Gjirokastër po mundohet prej disa ditësh të bëjë një deklaratë kundër bashkisë, për të denoncuar sipas saj abuzimin me punimet për ndërtimin e Bypass-it në zonën muzeale të qytetit. Problemi është se nuk gjejnë dikë që ta lexojë, duke treguar edhe njëherë fundin që ka prekur kjo forcë politike, e cila në gjendjen që është kurrsesi nuk mund të jetë dot një alternativë përballë qeverisë.

Me udhëzim nga lart prej të ashtuquajturit Komiteti i Rithemelimit të PD, është kërkuar nisja e një sulmi publik kundër bashkive, të cilat prej 2019 qeverisen nga Partia Socialiste. Kjo është e kuptueshme për të karrikuar elektoratin dhe për të mbajtur ndezur situatën kur në pranverë të vitit të ardhshëm kemi zgjedhjet lokale. Kryetari i sapozgjedhur i demokratëve në Gjirokastër ka refuzuar ta lexojë deklaratën për çështjen në fjalë.

Fill pas kësaj u shfaqën disa “dalzotës” të tjerë që thanë se do të merrnin përsipër denoncimin kundër Bashkisë Gjirokastër. Por kanë kaluar 3 ditë dhe ende nuk është bërë deklarata. Jo se s’kanë çfarë të thonë, por nuk gjejnë njeri të dalë të flasë. Për fatin tonë të keq, njerëzit në PD sot janë në nivelet më të ulëta të kurajos politike dhe kredibilitetit për të bërë opozitarizëm. Nëpër zona të vogla sidomos kjo është më e theksuar se askund tjetër. Sa i përkët Gjirokastrës gjendja është aq nderë sa ka filluar të kujtohet si e lavdishme koha kur partinë e drejtonte Dasho Aliko. Se me thënë të drejtën, Dasho vërtet e mbante mirë me socialistët dhe ndonjë punë të vetën e mbyllte lart e poshtë, po të paktën për sy e për faqe para kamerës nuk lodhej së denoncuari qeverinë e bashkinë. Këta të “rithemelimit” apo “foltores” nuk kanë guximin as të dalin të paktën.  ©argjiroja.net 

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025
KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al