PD Gjirokastër do të zgjedhë të dielën kryetarin e ri të degës së saj. Përmes një njoftimi, thuhet se konferenca do të zhvillohet në orën 10:00 në sallën e Kinoteatrit. Por ajo që nuk dihet ende, janë emrat e kandidatëve. Zyrtarisht nuk dihet asnjë kandidat deri më tani, qoftë edhe kandidat ‘kukull’ sa për të legjitimuar garën, pasi s’ka asnjë dyshim që Roland Bejko do të rikonfirmohet sërish në krye të PD-së.
©ArgjiroLajm.net










