• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD kërkon ndalimin e filmave të kohës së komunizmit

01/12/2021
PD kërkon ndalimin e filmave të kohës së komunizmit

Teatri Kombëtar vendosi që me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit të lexojë online në Facebook pjesë nga vepra “Prefekti”. Në këtë projekt u përfshinë emra të njohur aktorësh të këtij Teatri por ajo që ka zgjuar një reagim të fortë ka qenë vepra “Prefekti” që siç dihet ka në qendër të saj Qazim Mulletin, kryetar të bashkisë së Tiranës (1939 – 1940) dhe më pas Prefekt të Tiranës (1942 – 1944).

Rikthimi i veprave të realizmit socialit, apo edhe vijimi i shfaqjes së filmave të Kinostudio “Shqipëria e re” është një debat që vijon prej më shumë se 30 vitesh në vend dhe që ende nuk e ka një përgjigje se si duhet të sillemi me këtë pjesë.

Ky debat është bërë sot edhe në mbledhje e Komisionit të Edukimit dhe Medias. Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të ketë një deklaratë të përbashkët ku dënohet rikthimi i ‘Prefektit’ që sipas tyre denigron figurën e Mulletit.

Mazhoranca është bashkuar në mendimin se këto vepra nuk duhen rikthyer por nuk mund të ketë deklaratë sepse do të dukej si censurë dhe gjyq.

Ina Zhupa: Jemi këtu për të punuar për një paketë të plotë ligjore për të punuar për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Tekstet shkollore si dhe filmat apo shfaqjet e teatrit janë pjesë e punës sonë.

Besjon Ajazi: Gjyq do t’i bëjmë ne?

Luçiano Boçi: Të therrasim drejtorin e Teatrit Kombëtar dhe të flasim edhe për këtë çështje. Të mos ia sjellim publikut si vlerë. Këtë duhet ta bëjmë ne, pa u kthyer në komision censure. Do të ikja me vrap nga ky komision nëse do të shndërrohej në një tillë. Pse të mos dalim ne me një qëndrim publik si komision. Të rrimë ne të fshehur? Ne nuk po kërkojmë të bëhemi censor por të rivendosim vlera.

Flutura Açka: Edhe ne, Partia Demokratike ka faj në këtë gjë. Ne e shpikëm shprehjen bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, që është kriminale. Nuk ishim të tillë. Çështja e keqpërdorimit të artit në këtë sens është bërë rutinë. Për ‘Prefektin’ ne mund të dalim me një deklaratë ku të tërheqim vëmendjen. Një televizion nxjerr kopertinën e një libri, shtrembërohet kopertina, e nxjerr monstër. Shpërdoron disa të drejta, si ajo e portretit, e mallit, dhe e veprës artistike. Kjo çështja e distancimit duhet të jetë e sinqertë. Ne na duhet një deklaratë se nuk mund të shtyhet më kështu.

Petro Koçi: I bashkohem diskutimit se rivënia në skenë e veprave të tilla që kanë përmbajtje ideologjike është mirë që të mos vihen. Po të shikosh spektaklet e humorit tani dikush prej nesh mendojnë se ironizimi i figurave politike ndonjëherë është edhe e tepruar. Por kjo nuk do të thotë se ne mund t’i censurojmë. Unë për vetë nuk marr përsipër të bëj ndonjë gjyq këtu.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al