Kreu i PD Gjirokastër, Dasho Aliko, ka reaguar sot përmes një deklarate përmes së cilës denoncon kandidatin socialist, Flamur Golemi, që sipas tij po ushtron presion ndaj mësuesve për të marrë pjesë në takimet e tij elektorale. Mund të jetë vërtet kështu sic thotë Dasho Aliko, ndonëse logjikisht s’ka kuptim pasi duke qenë i vetëm në garë, Golemi është automatikisht kryetar bashkie në Gjirokastër dhe s’ka përse ushtron presion dhe as përse harxhon para.
Megjithatë cfarëdo presioni që ushtrohet ndaj zgjedhësve është i papranueshëm. Aliko duhet t’i dijë mirë këto presione ndaj mësuesve. Në kohën e PD-së në pushtet, mësuesit e Gjirokastrës ngarkoheshin bashkë me nxënës nëpër autobusa për të mbushur takimet elektorale.
E ka bërë Baci Muka këtë gjë, Arjan Pano dhe cdo njeri tjetër që ka drejtuar arsimin. Kuptohet me urdhër politik. Të vësh kujën sot për presion ndaj mësuesve kur ke bërë vetë po të njëjtën gjë dje, madje edhe në mënyrë më të shëmtuar se kaq, nuk është e ndershme. Më poshtë deklarata e plotë e Dasho Alikos.
Rilindasit per te ruajtur pushtetin, bejne gjithcka !
Nje veprim i paprecedent ka ndodhur mesditen e sotme ku mesuesit e shkollave ne Gjirokaster, jane detyruar te braktisin punen e tyre te perditshme ne institucionet arsimore perkatese, per t’iu bashkangjitur takimit farse te kandidatit pa kundershtar per Bashkine e Gjirokastres.
Takimi eshte zhvilluar ne nje prej kafeneve ne pjesen e poshtme te qytetit duke shkelur kesisoj pavaresine legjitime politike qe duhet te kene arsimtaret. Ky takim ndermerret ne kushtet e shkeljes flagrante te parimeve qe ka sistemi yne arsimor dhe aq me teper kur zhvillohet brenda orarit zyrtar te punes. Ju bej thirrje gjithe te punesuarve te mundin friken dhe te tregohen korrekt me statusin e Nepunesit e te respektojne dispozitat qe percaktohen ne ligj. Ju garantoj se Rilindja nuk ka asnje shanc apo shprese per te shpetuar.
Ndaj presionet qe ju vijne, jane tregues se Rilindja eshte ne grahmat e fundit dhe si e tille, perdor metoda te tilla qe kane ne thelb presionin e vazhdueshem nen kercenimin e humbjes se vendit te punes nese nuk i shkoni pas ne takimet farse elektorale. Ndjej keqardhje per te gjithe ata nepunes qe kane rene pre e presionit te Rilindjes dhe qe ne kundershtim te plote braktisin vendin e punes per te qene pjese e takimeve elektorale farse.
Ju garantoj se gjithcka qe po ndermerret nga Rilindja ne kundershtim me ligjin ne Gjirokaster, eshte e faktuar dhe nje dite do te pergjigjen per gjithcka para ligjit sepse ky i fundit eshte i njejte per te gjithe. Kryetari i PD Gjirokaster Dasho Aliko.









