• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD “lëshon” Gjirokastrën, 3 kandidatë në primare sa për t’u dukur sikur ka garë

22/11/2022

Partia Demokratike nuk pritet të bëjë një garë të fortë elektorale më 14 maj në Gjirokastër. Të paktën kjo kuptohet nga 3 emrat e parë që përfliten si pjesëmarrës në primaret e 4 dhjetorit, ku një prej kandidatëve do të përballet me socialistët. Megjithatë zyrtarisht s’ka asnjë njoftim nga PD për emrat e tyre, as dy radhë deklaratë në Facebook nga kryetari Eri Shehaj, deputeti Tritan Shehu apo dikush tjetër. Në vend të entuziazmit normal për një forcë në opozitë që aspiron të fitojë, ka një heshtje të pashpjegueshme si të ishte mort. Thjesht ka vetëm një raportim të shkurtër në media. E megjithatë le të shohim emrat.

Është fjala për Enkeleda Mushin, Telnis Skuqin dhe Dorjan Lanin. Mushi paraqet si të vetmin “avantazh konkurrues” faktin që është mbesa e Bajo e Çerçiz Topullit a thua se Gjirokastra kërkon një çetë të re për të vrarë Bimbashin apo për të luftuar në Mashkullorë. Në Kuvendin e famshëm të PD që organizoi Berisha në “Air Albania”, ajo gajasi stadiumin me “shpërthimin” emocional teksa kërkoi kandidim me patjetër përndryshe do të dilte si e pavarur. Deri më tani të paktën ia doli të hyjë në primare.

Telnis Skuqi, gazetari që jeton prej vitesh në Norvegji, ka hyrë në këto zgjedhje sa për shaka aq edhe për një lloj karshillëku ndaj disa personazheve si Tritan Shehu, Dasho Aliko etj. Ai vetë e di që e ka të pamundur të marrë diçka pozitive prej këtyre zgjedhjeve. Në PD dhe gjithë partitë e tjera në Shqipëri, zgjedhjet e brendshme vidhen e manipulohen sy për sy, jo më duke qenë mijëra kilometra larg prej këtu. Njësoj si Enkeleda Mushi edhe Telnis Skuqi janë të vetëdijshëm që kanë hyrë kot në këto zgjedhje. Më shumë për të legjitimuar një proces fasadë sesa për të prodhuar realisht garë.

Kandidati i tretë Dorjan Lani, një ekonomist me përvojë në sektorin publik dhe privat është i vetmi që e ka marrë seriozisht këtë proces ndoshta edhe sepse është paracaktuar si fitues. Një ditë më parë ai është shfaqur në qytet në përpjekje për të regjistruar një video-mesazh ku shpjegon arsyet e kandidimit. Po kështu ka hapur edhe llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. Deri më tani Lani ka qenë i tërhequr në jetën e vet private e profesionale, çka mund të konsiderohet si avantazh deri diku sepse s’ka ngarkesa apo konsum politik. Por nga ana tjetër kjo mund të mos jetë në favor të tij. Si mund të bëhet kryetar bashkie dikush që s’ka pasur vijimësisht një aktivitet publik e politik, që s’ka artikuluar kurrë një shqetësim për qytetin, që s’ka shpalosur një ide apo një qëndrim për çështje të caktuara që lidhen me Gjirokastrën?

Megjithatë edhe kjo mund të jetë e justifikuar deri diku në kushtet e emergjencës dhe krizës në të cilën ndodhet Partia Demokratike, ku ka fare pak njerëz të rinj që i qasen si forcë politike. PD nuk është përtërirë në këto 9 vite opozitë. Ka mbetur me po të njëjtët njerëz që kanë zaptuar çdo shteg. Shpallja fitues në primaret brenda PD nuk është as gjysma e punës për Dorjan Lanin. Përballja e tij me Flamur Golemin dhe socialistët që kontrollojnë gjithçka në pushtetin qëndror e lokal ka për të qenë një mision shumë i vështirë.

PD e di që ka pothuajse zero mundësi për të fituar Gjirokastrën prandaj edhe s’ka entuziazëm dhe nuk po shpenzojnë energji në këtë drejtim. Thjesht sajuan momentet e fundit një proces sa për të nxjerr një kandidat formalisht për 14 majin. Me siguri që edhe Dorjan Lani e di këtë pjesë dhe ka bërë kompromis me veten për t’i hyrë “detit në këmbë”. Sidoqoftë dhe formalisht të paktën do të ketë një garë në 2023 ndryshe nga 2019 kur opozita ia dorëzoi gjithë pushtetin lokal Partisë Socialiste. ©argjiroja.net

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al