• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD në kurthin e Vangjel Tavos, përgatit alibinë e humbjes: Ja emrat e policëve që bëjnë fushatë për PS-në

21/04/2021
PD në kurthin e Vangjel Tavos, përgatit alibinë e humbjes: Ja emrat e policëve që bëjnë fushatë për PS-në

Partia Demokratike në Gjirokastër njësoj si Vangjel Tavo po përgatit alibinë për humbjen e 25 prillit. Për të dytën herë nxori në foltore një vajzë për të lexuar deklaratën ku jepen emrat e disa punonjësve të Policisë së Shtetit që sipas PD-së janë përfshirë në fushatën elektorale. Pa dhënë fakte apo prova për iplikimin e tyre, PD thotë thjesht se “kemi informacione që kupola e policisë në Gjirokastër po ushtron presion tek qytetarët e identifikuar si mbështetës të opozitës”. Aq serioz është denoncimi, sa deklarata nuk gjendet e shpërndarë së paku edhe në faqet e kandidatëve për deputetë të kësaj force. Ngaqë ndoshta s’e besojnë as vetë nuk e kanë shpërndarë në faqet e tyre. Të paktën deri në këtë moment kur ne e verifikuam. Më poshtë denoncimi i plotë.

Deklaratë e PD Gjirokastër.

Partia Demokratike denoncon para të gjithë banorëve të Gjirokastrës, veprimtarinë antiligjore të një pjese të oficerëve dhe efektivëve të Policisë Vendore të Gjirokastrës në përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në fushatën elektorale të Rilindjes.

Informacionet që disponon PD Gjirokastër si dhe prova autentike, konfirmojnë se Policia po bëhet palë me krimin elektoral. Elementë të Policisë së Shtetit, po angazhohen përditë në favor të Rilindjes për të shumuar votat në kushtet e braktisjes së madhe të elektoratit të majtë. Në fshatra të zonës së Cepos, Picarit, Dropullit, Lunxhërisë, Libohovës etj, kemi informacione se kupola e Policisë Vendore të Gjirokastrës po ushtron presion me forma dhe mënyra kërcënuese tek qytetarët e thjeshtë. Në epiqendër janë ata qytetarë të identifikuar si përkrahës të PD, apo dhe të tjerë pa bindje politike, të zhgënjyer nga pushteti që po perëndon.

Në Partinë Demokratike, kanë mbërritur me dhjetëra mesazhe të clat vërtetojnë aktivitetin ilegal të punonjësve të Policisë së Gjirokastrës. Rilindja ka në dorë një instrument që po e përdor dhe do t’a përdorë dhunshëm në zgjedhjet e të dielës.

Partia Demokratrike denoncon aktivitetin tërësisht antiligjor të Nëndrejtorëve të Policisë Vendore të Gjirokastrës Koco Dafa e Skënder Hitaj.

Të shefit të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës Besnik Lila. Njëkohësisht, denoncojmë edhe aktivitetin antiligjor të punonjësve të Policisë Vendore të Gjirokastrës:

Fredi Kondi

Feim Onjea.

Mariglen Dine.

Edmond Late.

Selim Hedo.

Ardian Koci.

Bledar Laze.

Ilir Nanaj.

Tafil Mele.

Maks Hadëri.

Këta punonjës me uniformë të Policisë së Shtetit, po angazhohen në krahë të Rilindjes në Gjirokastër dhe kanë marrë direktiva nga Ministri i Brendshëm që është dhe kandidat për deputet, të deformojnë vullnetin e zgjedhësve gjirokastritë.

Partia Demokratike denoncon me forcë aktivitetin e këtyre punonjësve policorë të cilët do të përballen me ligjin shumë shpejt. Angazhimi, kërcënimi dhe tentativa për deformimin e vullnetit të zgjedhësve, janë vepra penale të cilat nuk do të shpëtojnë dot.

Me këtë rast PD Gjirokastër, do të informojë edhe përfaqësuesin e OSBE që monitoron situatën në Qarkun e Gjirokastrës për gjithcka që po ndodh. Ndërkaq i bëjmë thirrje punonjësve të ndershëm të policies, që most ë zbatojnë urdhëra për skenarë që kanë për qëllim kërcënimin e qytetarëve për të votuar, apo të bëhen palë e Rilindjes që po perëndon.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al