• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale. 5 emra të mundshëm për Bashkinë Gjirokastër

16/11/2018
PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale. 5 emra të mundshëm për Bashkinë Gjirokastër

Edhe pse është në bojkot parlamentar opozita po mendon për zgjedhjet. Dje Monika Kryemadhi tha se qershori mund të jetë edhe dita e zgjedhjeve të përgjithshme. Ndonëse nuk ka një formulë përfundimtare se si do të shkohet në zgjedhje, PD dhe aleatët e saj po përgatitet për zgjedhjet. Një ditë më parë, LSI shfaqi pretendimin për të dalë me kandidatë të përbashkët, por nga selia blu ende nuk ka një qëndrim zyrtar.

Burime pranë Top Channel kanë bërë me dije se anëtarësia ka propozuar dhe ka nisur mbledhjen e disa emrave si kandidatë. Ndër to vihet re edhe prania e ish-deputetëve të kësaj partie.

Të shtunën do të mbërrijë edhe një përfaqësues i partisë konservatore britanike, që do të japë eksperiencën e tij për zgjedhjet lokale, por edhe ato të përgjithshme. Por cilët janë kandidatët që janë propozuar si emra nga PD Gjirokastër për të fituar këtë bashki?

Kjo është dicka që pritet të mësohet në ditët e ardhshme, por ndërkohë në fillim të muajit shtator ArgjiroLajm.net publikoi emrat e 5 kandidatëve të mundshëm të opozitës për Bashkinë Gjirokastër. I risjellim edhe njëherë në vëmendjen tuaj si më poshtë. 

Zamira Rami— Nuk është lapsus. PD-LSI do të hyjnë bashkë në zgjedhjet lokale. Kryebashkiakja aktuale mund të përzgjidhet sërish nga dyshja Basha-Kryemadhi. Katër vjet më parë u përzgjodh nga Rama-Meta. Nëse ndodh kështu demokratët do duhet të bëjnë fushatë për kandidaten që katër vjet më parë donin të mundnin me Igli Kokalarin. PD Gjirokastër do edhe nuk do ta mbështesë Zamira Ramin. Nuk do sepse natyrshëm kërkon një kandidat nga radhët e veta. Por në rast humbje të bashkisë, shkarkon përgjegjësinë te LSI-ja. Në vitin 2011, PD-LSI nuk e fitoi dot Bashkinë Gjirokastër me një kandidat të LSI-së, pavarësisht se ishte kulmi i pushtetit të qeverisë Berisha-Meta. Të jetë kjo vallë e dyta e vërteta?!

Dasho Aliko— Ish kryetari i Komunës Lazarat për më shumë se 10 vjet shihet si një tjetër alternativë për të drejtuar Bashkinë Gjirokastër. Aktualisht ai është anëtar i Këshillit Bashkiak. Pesha më e madhe elektorale e tij është natyrisht në Lazarat, ndonëse kushdo tjetër që të ishte në vend të tij do kishte këtë peshë pasi dihet që Lazarati është bastion i Partisë Demokratike. Sfida është për votat e qytetit dhe zonave të tjera rurale. Mbetet për t’u parë se si do t’i maksimizojë votat Aliko nëse ai merr firmën e Bashës dhe Kryemadhit.

Maksim Logli— Me profesion mjek, ai shihet si një alternativë e mirë e demokratëve për të marrë drejtimin e Bashkisë Gjirokastër pas kaq shumë vitesh. Kandidatura e tij merr vota jo vetëm në qytet, por edhe në zonat rurale. Vëllai i tij, Dragush Logli, ka qenë kryetar i Komunës Cepo për shumë vite. Nëse ai do të nominohej nga Basha e Kryemadhi, do të ishte mjeku i dytë pas Igli Kokalarit në 2015, me të cilin demokratët tentojnë fitojnë pushtetin në Gjirokastër.

Mimoza Çomo— Ish-prefektja e Gjirokastrës dhe ish-kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare mbetet një tjetër alternativë në radhët e demokratëve të Gjirokastrës për të qenë kandidate për bashkinë. Ajo është një figurë e pakontestuar dhe me reputacion të mirë, por jo domosdoshmërisht këto mjaftojnë. PD në Gjirokastër, ashtu si në mbarë vendin ka humbur shumë terren. Në tre palë zgjedhje rresht ajo u dërrmua. Shihni rezultatin e vitit 2013, 2015 dhe 2017. Në dy zgjedhjet e fundit fushatën e drejtonte deputeti Tritan Shehu.

Ylli Asllani— Këshilltari i Presidentit Bujar Nishani dhe aktualisht Ilir Metës, është ‘asi nën mëngë’ i demokratëve. Ai e ka drejtuar dikur Bashkinë Gjirokastër, si dhe ka humbur një përballje me Flamur Bimen. Por siç thotë një shprehje, ‘historia nuk është kodi ynë’, ndaj përtej këtyre Ylli Asllani mund të rikthehet edhe njëherë për Gjirokastrën. Burrë i mirë e babaxhan thonë të gjithë. Merr vota djathtas e majtas, sidomos brenda në qytet. E lehtë nuk do të jetë, aq më tepër kur ke mbi supe një konsum natyral nga pushteti. Sidoqoftë rikthimi në Gjirokastër në prag pensioni mund të ishte një mbyllje e bukur e karrierës.

Related Posts

“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Kryesore

Kris arma në Athinë, plagoset shqiptari pronar i një restoranti dhe djali i tij

12/01/2026
Fryhet Vjosa dhe Drino, jugu kërcënohet nga përmbytjet. Çfarë ndodhi mbrëmë pas mesnate
Kryesore

IGJEO: Pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

12/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Banorët në Selenicë nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia vendos shiritin e sigurisë
Kryesore

Banorët në Selenicë nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia vendos shiritin e sigurisë

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Selvije Jao publikon dedikimin prekës për Shpat Kasapin: “Do ta zgjidhja sërish çdo version të tij”

Selvije Jao publikon dedikimin prekës për Shpat Kasapin: “Do ta zgjidhja sërish çdo version të tij”

13/01/2026
“Nuk doja Italinë dhe Uellsin, ndaj qesha”, Duka për shortin: Polonia ekip i fortë, luajmë shanset tona në Varshavë

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë premtojnë spektakël. Presidenti Duka: Një nga ekipet fiton garën, por të gjithë do të fitojnë zhvillimin e lojës së futbollit

13/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al