• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD: Qeveria s’ka plan për hapjen e shkollave, rrezikojmë të rrisim një brez Covid

25/08/2020
PD: Qeveria s’ka plan për hapjen e shkollave, rrezikojmë të rrisim një brez Covid

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se rihapja e shkollave nuk ka një plan të qartë dhe se qeveria nuk ka marrë asnjë masë serioze për përballimin e pandemisë. Situata është rënduar nga mosmbajtja e premtimit për rindërtimin e shkollave pas tërmetit deri në shtator. Vokshi është shprehur se rreth 510 mijë nxënës dhe mësues rrezikohen nga improvizimi dhe paaftësia e qeverisë në ikje. Ajo shton se pa marrjen e masave urgjente dhe serioze, dështimi i qeverisë rrezikon rritjen e një brezi covid.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Kur kanë mbetur më pak se 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria nuk ka siguruar asnjë kusht për zhvillimin e mësimit të fëmijëve gjatë pandemisë së COVID 19.

Situata bëhet edhe më kritike me shembjen dhe nxjerrjen jashtë kontrollit të mbi 300 objekteve arsimore për shkak të tërmetit të nëntorit të kaluar. Qeveria nuk e mbajti premtimin për t’i ndërtuar shkollat deri në shtator dhe tani me rrezikun e COVID 19 gjendja është alarmante.

Rreth 510 mijë nxënës dhe mësues janë të rrezikuar drejtpërsëdrejti nga infektimi për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit në ikje dhe ministreve të tij të paafta të arsimit dhe të shëndetësisë.

Cili është plani i qeverië për të sistemuar mbi 23 mijë nxënësit dhe mësuesit, që nuk kanë më një shkollë për shkak të tërmetit? Si do të bëhet shpërndarja e tyre në klasa për të garantuar distanzimin, kur dihet se klasat janë të mbipopulluara edhe pa shembjen dhe dëmtimin e këtyre 300 objekteve arsimore.

Qeveria vazhdon të heshtë për këtë problem madhor, ku pasojat e tërmetit dhe të pandemisë rrezikojnë me mijëra nxënës dhe mësues, si nga ana shëndetësore, edhe nga pikëpamja e cilësisë së mësimdhënies.

Nga 11 bashkitë e prekura nga tërmeti, gjendja është shumë kritike në Tiranë dhe në Durrës, ku ndodhen më shumë se gjysma e shkollave të shembura dhe të mbyllura. Janë mbi 23 mijë nxënës dhe mësues që duhet të zhvendosen për shkak se qeveria nuk ndërtoi në kohë as edhe një shkollë të vetme.

Protokolli i sigurisë, i publikuar nga Ministria e Arsimit është me rregulla të përgjithshme dhe i pazbatrueshëm në pjesën më të madhe të shkollave. Në udhëzim nuk parashikohet fare se çfarë ndodh me klasën, me shkollën, nëse nxënësit apo mësuesit infektohen.

Prindërit, nxënësit dhe mësuesit janë të paqartë për orët e mësimit, për turnet në shkolla, si do të zbatohet distanca 1.5 metra e fëmijëve, çfarë do të bëhet për të garantuar kushtet higjeno-sanitare, në mënyrë që rinisja e mësimit të mos shndërrohet në një katastrofë shëndetësore.

Qeveria e Shqipërisë është e vetmja në Europë që nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë për përballimin e pandemisë me rihapjen e shkollave. Fëmijët dhe nxënësit po çohen drejt një rreziku të paralajmëruar pa u siguruar të paktën distancimin social.

Improvizimi i qeverisë së paaftë dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës mund të rezultojë në përhapje edhe më masive të virusit përmes shkollave, nëse qeveria nuk ndryshon qendrim dhe nëse nuk merr masa serioze.

Qeveria e ka për detyrë të ndërhyjë në mënyrë urgjente, jo vetëm për të siguruar shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve, por për të garantuar mësimdhënie cilësore.

Dëmi i shkaktuar sot nga papërgjegjshmëria dhe paaftësia e qeverisë për të menaxhuar pandeminë në shkolla do të ndjehet për dekada me radhë. Fëmijët, të rinjtë, shoqëria jonë nuk meritojnë që vendi të rrisë një brez COVID për shkak të një qeverie të dështuar.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al