Tritan Shehu, Roland Bejko dhe Qamil Xhelili, kandidatë për deputetë të PD-së në qarkun Gjirokastër kanë zhvilluar takime elektorale në Tepelenë. Në fotot e publikuara në Facebook nga Tritan Shehu vihet re mungesa e njerëzve.
Ndonëse thuhet që ato ishin takime spontane nëpër rrugët e qytetit, duket se PD është në një situatë krize dhe doli më shumë në pah pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë. Në qarkun Gjirokastër, Basha ka zgjedhur si kryesues të listës një kandidat të vjetëruar politikisht si Tritan Shehu, që nuk frymëzon dot më as elektoratin e djathtë e jo më shtresën gri të votuesve.
Nga ana tjetër, në Tepelenë PS dhe LSI gëzojnë mbështetje më të madhe krahasuar me PD-në e cila rrezikon të dalë për herë parë forcë e tretë në vend. I vetmi bastion i PD-së në Gjirokastër mbetet Lazarati. Sidoqoftë duhet pritur 25 qershori për të parë se çfarë do të vendosin qytetarët me votë. Më poshtë fotot e takimit të kandidatëve të PD-së në Tepelenë.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”5″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]/ArgjiroLajm.net/









