• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD: Sondazhet nga nxjerrin parti e parë në vend. Marrëveshja me Ramën fitore e madhe për opozitën

31/01/2020
PD: Sondazhet nga nxjerrin parti e parë në vend. Marrëveshja me Ramën fitore e madhe për opozitën

Flamur Noka nga PD u shpreh në A2 se paketa anti-KÇK bëhet vetëm për show propagandistik. Sipas tij, nëse do të kishte vullnet, ligji anti-mafie është i duhuri për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Noka foli edhe për reformën zgjedhore, duke e vlerësuar si fitore të opozitës uljen në tryezë, pasi sipas tij, reforma tashmë ka dalë nga parlamenti i korruptuar.

“KÇK-ja nis me kryeministrin dhe të gjithë bandën që është në qeveri. Çfarë duan të bëjnë? Maskojnë inkriminimin e tyre dhe zhytjen në korrupsion, duke sajuar ligje.

Në Shqipëri nuk ka mungesë ligjesh për të luftuar krimin. Është miratuar ligji antimafia, i cili është një nga ligjet më të mira në Europë.

Ligji antimafie i miratuar nga PD e ka të detajuar mënyrën e gjurmimit të pasurisë dhe për të vërtetuar barrën e provës.

Thjesht përpiqen për të bërë një show propagandistik. Sa më shumë ligje sajohen dhe propagandohen aq më shumë duket se është zero vullneti.

Nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin, pasi i bie ta nisin nga vetja”, tha ai.

6 kryebashkiakë me dosje

“Qasja që ka Rama ndaj krimit po jep efektet në të gjitha këto vite. Rama, krimin e organizuar e konsiderojnë biznes.

Që këtu nis e keqja e gjithçka, pasi tashmë është i detyruar t’i shpërblejë. E gjithë “Rilindja” del pjesë e grupit KÇK.

Po dalin të gjithë me probleme dhe kjo nuk është më përgjegjësi personale, ashtu siç Rama thotë. Rama e ka të pamundur të qeverisë vetëm, pasi ka një kontratë të pashkruar me ata që e sollën në pushtet.

Tryeza e përbashkët për reformën zgjedhore

“Kauza e opozitës ka qenë dhe do të ngelet largimi i Ramës, si e keqja që ka pllakosur në këtë vend. Ne i kemi të gjitha energjitë të fokusuara këtu. Reforma zgjedhore… në 8 kushte të vendosura nga Bundestagu duhet vullneti i qeverisë, ndërsa në një pikë duhet edhe vullneti i opozitës dhe këtë opozita po e tregon. Detyrat e tjera duhet t’i përmbushë qeveria.

Tryeza u organizua si pasojë e faktorit ndërkombëtare. Menjëherë pas të përmbyllet reforma është zbatimi, implementimi. Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë për të testuar. Qeveria po bën gjithçka për ta zvarritur”.

“Ulja në tryezë, fitore e madhe për opozitën”

“PD është sot e fokusuar te kushti i Bundestagut, reforma zgjedhore. Po ashtu, jemi në terren për konsolidimin e strukturave. Ne kemi vitalizuar strukturat për t’u përgatitur për zgjedhje.

Nga sondazhet del se PD është fituese dhe kjo është arsyeja pse Rama bën gjithçka për të zvarritur reformën, që të mos shkojë në zgjedhje. Ulja në tryezë ishte një fitore shumë e madhe për ne.

Një nga pikat tona ishte delegjitimimi i atij parlamenti. Fakti që reforma doli jashtë parlamentit ishte fitore e PD-së”, u shpreh Noka.

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

23/12/2025
I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al