• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PDIU: Denoncojmë vendosjen e bustit të Vasil Shahinit në Dervician

10/02/2020
PDIU: Denoncojmë vendosjen e bustit të Vasil Shahinit në Dervician

PDIU dënon vendosjen e bustit të Vasil Shahinit në Derviçan. Sipas PDIU-së Vasil Shahini është anti-shqiptar, i njohur si organizator i masakrave në Jugun e Shqipërisë, themelues dhe drejtues I organizatës terroriste “MAVI”.

“PDIU thekson se tashmë janë të përsëritura “betejat” për tabelat që duhet të shkruhen në dy gjuhë, e në krye në gjuhën Shqipe, tensionet në varrezat e Bularatit, apo rasti i Kacifasit, që për shkak të lëshimeve dhe vendosjes së “syzeve te errta” të institucioneve të Shtetit Shqiptar, po cënojë dhe integritetin territorial dhe bashkëegzistencën ndër etnike”, – thotë PDIU

Deklarata:

PDIU proteston me forcë për vendosjen e bustit, e nderimin e anti–shqiptarit, Vasil Shahini, në Derviçan, i njohur nga historia dhe shqiptarët si organizator i masakrave në Jugun e Shqipërisë, themelues dhe drejtues I organizatës terroriste “MAVI”, e krijuar për lirimin e Vorio-Epirit, një term irredentist e pa asnjë bazë historike dhe e paqenë…

Krijimi i Bashkive minoritare në kundërshtim me direktivat e BE-së, pikërisht për të mos u kthyer në enklava të ndasive, por në respekt reciprok e bashkëjetese, po tregon për shkelje sistematike të ligjeve dhe kushtetutës.

PDIU thekson se tashmë janë të përsëritura “betejat” për tabelat që duhet të shkruhen në dy gjuhë, e në krye në gjuhën Shqipe, tensionet në varrezat e Bularatit, apo rasti i Kacifasit, që për shkak të lëshimeve dhe vendosjes së “syzeve te errta” të institucioneve të Shtetit Shqiptar, po cënojë dhe integritetin territorial dhe bashkëegzistencën ndër etnike .

I bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare, organeve ligj zbatuese, SHISH, Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme, e mbi të gjitha Kryeministrit, që të heqin “syzet e errëta” e të hapin fort sytë në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial, e dinjitetit të shtetit dhe shqiptarëve.

Të hapë sytë fort “pa syze të errta”, për të parë e kuptuar që shkelja sistematike e Kushtetutës e ligjeve, mbajtja në këmbë e Ligjit të Luftës nga Greqia, ngritja e varrezave të ushtareve grekë, të ardhur si pushtues e që po mbjellin tokën shqiptare në kufijtë imagjinarë të Vorio-Epirit, (kur shumë mirë mund t’u ktheheshin familjareve), heshtja për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, e diskutimi me palën greke për heqjen e emrit Çamëri nga tekstet e historisë së Shqipërisë, lëshimet e rrezikshme e të pa kuptimta në procesin e “CENSUSIT 2020” janë këmbana alarmi, e do të na kushtojnë shumë kur të shpërndahet e të na dalë “Tymi i Hashashit” si shqiptarë.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën

16/03/2026
Biseda e tensionuar e Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner gjatë ndarjes së çmimeve Oscar deshifrohet nga një lexues buzësh

Biseda e tensionuar e Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner gjatë ndarjes së çmimeve Oscar deshifrohet nga një lexues buzësh

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al