• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pengimi i gazetarëve në kufi nga Greqia, Fevizu: Gjest primitiv i një shteti që e dominon inati e mëria

03/11/2024
Pengimi i gazetarëve në kufi nga Greqia, Fevizu: Gjest primitiv i një shteti që e dominon inati e mëria
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar i irrituar për skandalin e shëmtuar me protagonistë palën greke në doganën e Kapshticës, ku ekipet e xhirimit të A2 CNN dhe TV Klan u mbajtën peng për tre orë në kufi nga efektivët helenë.
Ai e konsideron ndalimin e gazetarëve në kufi dhe privimin për të ushtruar detyrën një sjellje primitive të autoriteteve në Athinë, të cilat shkelin çdo të drejtë dhe liri të individëve.
“Është e papranueshme, e patolerueshme, skandaloze dhe absolutisht primitive që një shtet anëtar i Bashkimit Europian të bllokojë në kufi gazetarët që janë duke kryer detyrën e tyre. Është e patolerueshme që një vend i BE-së shkel të drejtën për informim, shkel të drejtën e njeriut, shkel të drejtën elementare të lëvizjes së çdo qytetari shqiptar.
Ngjarje të tilla mund të kesh, vonesa në kufi në vende diktatoriale, por që një vend i BE t’ju kërkojë gazetarëve shkresë nga Ministria e Jashtme apo letër shoqërimi, është të shkelësh çedo parim të lirisë së mediave dhe t’i kërkosh gazetarëve që të vihen nën tutelën politike. Ndaj edhe njëherë insistoj, ajo që po ndodh në kufirin grek, është as më shumë e as më pak një gjest primitiv i një shteti në të cilin inati dhe mëria dominon mbi të drejtat dhe mbi parimet europiane”, shprehet Fevziu në një video të publikuar në rrjetin social Instagram.
Kujtojmë se saga e “pengmarrjes” greke ndaj mediave shqiptare në Kapshticë mori fund rreth orës 17:10, kur doganierët grekë ju kthyen gazetarëve dhe operatorëve pasaportat e vulosura, në mënyrë që të vijojnë udhëtimin drejt Selanikut për të transmetuar takimin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër në Porto Palace Hotel me bashkatdhetarët.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

28/12/2025
Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al