• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për ata që thonë, “Po mirë, as Italinë nuk mundëm dot….”

17/06/2024
Për ata që thonë, “Po mirë, as Italinë nuk mundëm dot….”

Nga Bledi Lumani

Ka një zhgënjim të çuditshëm, pas humbjes së Shqipërisë me Italinë. Politikanë, analistë, madje dhe filozofë, për të mos përmendur tifozët, i janë futur prej dy ditësh një debati të paimagjinueshëm për një logjikë normale, për të shpjeguar habinë pse ne nuk arritëm dot të fitonim përballë Italisë, duke e konsideruar këtë të fundit një ekip të dobët.

Për ta, është e pashpjegueshme përse ne nuk arritëm dot të fitonim, sepse Italia qenka në gjendjen e saj më të keqe, ndërsa Shqipëria është në kulmin e saj.

Tani nuk po ndalemi te fakti që këta e “harrojnë” se Italia është kampionia në fuqi e Europës, as që është katër herë kampione bote, as që ka një emër dhe një futboll, që është e pakonceptueshme të krahasohen me Shqipërinë.

Po marrim vetëm formacionet që zbritën në fushën e lojës. Shqipëria kishte portier Strakoshën, që nuk luan prej dy vitesh.

Italia kishte Donarumën, titullar tek PSG dhe i konsideruar një prej tre portierëve më të mirë në botë. Në krah të djathtë ne kishim Hysajn, që luan me pikatore te Lacio, ata Di Lorencon, një prej më të mirëve në botë në rolin e tij, që i zuri vendin pikërisht Hysajt tek Napoli.

Në qendër ne kishim Ajetin, që ca kohë për pak e la futbollin dhe Gjimshitin, i vetmi që mund të krahasohet me italianët; ata kishin Bastonin, një prej mbrojtësve më të mirë në botë dhe Calafiorin, një prej të rinjve më të talentuar në Itali, kartoni i të cilit kushton 50 milionë euro.

Në të majtë ne kishim Mitajn, që luan në një kampionat modest si ai rus, ata kishin Di Markon, kampion italie me Interin dhe një prej më të mirëve në botë në rolin e tij.

Në qendër të mesfushës ne kishin Asllanin, që rri në stol tek Interin, ata kishin Barellan, titullar i padiskutueshëm tek Inter dhe një prej më të mirëve në botë.

Ne kishim Ramadanin, që luan te Leçe, ata Fratezin që luan tek Interin, apo Zhorzhinjon, që luan tek Arsenali.

Në sulm, ne kishim Armando Brojën, që ka dy vite që s’luan, ata Skamakën, që fitori Europa League me Atalantan si protagonist.

Ne kishim Asanin, që nuk luan dot titullar as në Korenë e Jugut, ata kishin Kiezan, titullar te Juventus dhe një prej më të mirëve në botë në rolin e tij, teksa kampionatin e fundit ishte udhëheqësi i Italisë për të fituar kampionatin.

Ne kishim Seferin, që luan në Arabi, ata kishin Pelegrinin, kapitenin e Romës.

Dhe në fund, në stol ne kishim Silvinjon, që ka qenë ndihmës kudo, ata kishin Luçiano Spaletin, kampion Italie me Napolin. Atëherë si do të fitonim ne përballë kësaj Italie, që paskan mbetur të shastisur këta analistat e futbollit?/TemA

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni
Kryesore

E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni

19/03/2026
Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro
Kryesore

Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro

19/03/2026
Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!
Kryesore

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!

19/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja
Kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

19/03/2026
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sulmi në rrugë, ndalohet personi që goditi Alaudin Hamitin

Sulmi ndaj Alaudin Hamitit, ndalohet i dyshuari!

19/03/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al