Brikena ka pranuar për herë të parë në prime-in e sotëm interesin e saj për Mateon.
Ajo është shprehur se Mateo nuk ka ndjenja për të, por vetëm pëlqim. Gjithsesi, banorja ka theksuar se ka interes për Mateon, ndërsa ky i fundit është shprehur se nuk i pëlqen pasiguria që ajo tregon në marrëdhënien e tyre.
Mateo:
Mua nuk më bëjnë përshtypje fjalët e banorëve. Ata nuk besojnë asgjë. Thonë që ne po përdorim njëri-tjetrin. Mua më intereson çfarë mendon Brikena. Nëse ajo më beson, çdo gjë është në rregull. Nuk më pëlqen pasiguria e saj. Kjo është një temë që unë e diskutoj vetëm me të.
Brikena:
Unë ia kam shpjeguar Mateos që opinionet e të tjerëve nuk më interesojnë. Më vjen keq kur e ulin Mateon dhe kjo ndonjëherë bëhet e tepërt. I kam thënë që unë e shoh se ai ka pëlqim për mua. Kam interes për Mateon, më pëlqen si djalë, por nuk shoh që ai ka ndjenja.
Intuita ime më bën të mendoj që ai nuk ka ndjenja, por vetëm pëlqim. Ai më bën të ndihem shumë mirë. Dyshimet dhe ftohtësia ime ndaj tij ndoshta i bëjnë banorët të mendojnë që unë nuk kam interes për të, por unë kam interes për Mateon, sepse ai më bën të ndihem rehat.









