Syri i kaltër vitin e shkuar është vizituar nga rreth 33 mijë turistë vendas e të huaj, ndërkohë këtë vit pritet dyfishimi i kësaj shifre, përpos infrastrukturës rrugore aspak të favorshme. Siç ndodh shpesh, autoritetet kujtohen t’i kryejnë punimet në nisje të sezonit. Edhe rehabilimiti i rrugës për në syrin e Kaltër nisi të premten, pasi projekti prej vitesh flinte në zyrat e administratës, shtyrë edhe nga tërmeti e pandemia. Në këto 2 muaj të parashikuar për punimet me fondin mbi 105 milionë lekë nga buxheti i shtetit, nuk do të ketë korsi shtesë duke lënë sërish “dhurata” kaosin për të parkuar automjetet.









