• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për shokë të guximshëm!

17/07/2021
Për shokë të guximshëm!

Nga Mirela Kumbaro

Në rrugëtimet e vështira bashkëpunëtorët janë më të vyer se sa në projekte normale. Ne projekte te guximshme ku pakkush të ndjek, ai që të ve krahun është ai që beson tek ty. Në sfida që duken si ëndrra vetëm kush guxon të ndjek, prandaj ai është shok e bashkëpunëtor i vërtetë. Për të tillë shokë falenderimi është pak dhe çdo akt vlerësimi nuk është asnjëherë shumë. Të tillë janë dy bashkëdrejtorët e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, The_AADF , Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, me të cilët nisem 8 vjet më parë një bashkëpunim për realizim të projekteve të Qeverisë Shqiptare që gjetën mbështetje partneriteti si rrallë tjetër nga Bordi i Fondacionit dhe Presidenti i tij Michael Granoff.

Nga Pazari i Krujës te ai i Korçës, nga Muzeu Marubi te Pazari i Gjirokastrës, nga Qendra historike e Vlorës te projektet e digjitalizimit të fondeve muzeale, nga biletaritë elektronike nëpër sitet e trashëgimisë te Plani i Menaxhimit të Butrintit, dhe deri te kantieri juridik i ligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, – sa shumë! – janë projekte që sot bëjnë krenar secilin prej skuadrave tona në Ministrinë e Kulturës dhe në Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Më mirë vonë se kurrë, i lumtë Kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi që zgjodhi pikërisht mirënjohjen e Qytetit të Gurtë, ndaj Aleksandrit dhe Martinit, si formën më të mirë për të kremtuar 16 vjetorin e hyrjes së Gjirokastrës në listën e pasurive botërore të UNESCO. Është mirënjohje për punën dhe pasionin e tyre në këtë rrugëtim të përbashkët. Dhe nuk ka emocion më të madh se sa të prekim sot ëndrrën tonë të përbashkët të bërë realitet! Dhe puna vazhdon! Puna vazhdon edhe për Gjirokastrën time që dje i bëri ata “Qytetarë nderi” të Gjirokastrës. Faleminderit Martin! Faleminderit Aleksandër!

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al