Vetëm pak ditë, pasi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari u vetëprezantua si kryetarja e grupit të ri demokrat në Parlament, vjen lajmi për krijimin e një partie të re në vend.
Burime per “Panorama” bejne me dije se partia e re do të mbajë emrin “Bindja Demokratike” dhe do të shpallet publikisht ditën e martë.
Dite gjate se ciles do te behet edhe regjistrimi sipas legjislacionit te fuqi, ne Gjykate, e me pas, edhe do te shpallet per publikun.
Rudina Hajdari në këtë nismë ka padyshim mbështetjen e ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, me të cilin edhe janë fotografuar së fundi.
Nuk dihet ende me siguri se cili do të jetë në krye të kësaj partie, vendim ky që pritet të zbulohet në vijim.
Por duhet theksuar se vetëm pak pasi Rudina Hajdari mbajti fjalën e saj në Kuvend si kryetare e grupit të saj demokrat, Patozi u deklarua hapur pro saj me një shënim në rrjetet sociale.









