• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përdhunuan dhe i morën jetën studentes greke në Rodos, shqiptari dhe miku i tij dalin sot para gjykatës

04/05/2022
Përdhunuan dhe i morën jetën studentes greke në Rodos, shqiptari dhe miku i tij dalin sot para gjykatës

Ditën e sotme do të dalin para gjykatës dy autoret që akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi. Dy të rinjtë, njëri 24 vjeç grek dhe tjetri 23-vjeç shqiptar pritet që të shprehin pendesën para trupës gjykuese në mënyrë që mund të përfitojnë zbutje të dënimit.

Në gjykimin që u është bërë fillimisht, ata janë dënuar përjetë për vrasjen e vajzës dhe kanë edhe 15 vite të tjera burg për përdhunim. Pasi ata të shprehin pendesën, gjykata pritet që të trajtojë një sërë çështjes për të vendosur nëse do të kenë reduktim të dënimit.

Sot i pari që do të hedhë hapin për të shprehur pendesën pritet të jetë 24-vjeçari Roditis i cili në shkallën e parë e përshkroi ngjarjen si një krim brutal që u shpalos brenda syve të tij në vilën në Rodos, por ai ka shtuar se nuk kishte gisht në atë që ndodhi veç faktit që nuk i dha ndihmë studentes.

“Unë nuk e përdhunova, nuk e vrava, nuk i bëra asgjë të keqe Elenit”, raportojnë mediat në vend të jetë shprehur i riu shqiptar. Për çdo gjë ai fajëson 23-vjeçarin shqiptar.

Sipas tij, ishte i riu shqiptar që e goditi 21-vjeçaren me thikë dhe e hodhi nga shkëmbi. Ai ka pohuar se gjithçka nisi kur shoku i tij u zemërua me vajzën dhe nisi ta godiste atë “me hekur në kokë..”

Nga ana e tij, i riu 23-vjeçar me origjinë shqiptare, në gjykatën e shkallës ka treguar se kishte lidhje me studentet, por i ktheu Roditit të gjitha akuzat. Duke dhënë versionin e tij të ngjarjes, i riu shqiptar tha se gjithçka ndodhi pasi morën vajzën nga shtëpia e saj dhe shkuan në shtëpinë e 24 vjeçarit në “Pefkous”.

“U nisëm për në shtëpinë e Elenit. Parkova dhe i dërgova mesazh se kishim mbërritur. Eleni më pyeti me kë je? I thashë nuk më ke thënë të sjell një shokun tim? Dhe tha në rregull”.

Lidhur me ngjarjet e ndodhura brenda shtëpisë së Roditit, 23-vjeçari ka pohuar se shoku i tij është inatosur me vajzën kur ajo i ka bërë një koment duke i fyer burrërinë. Siç e përshkroi ai, i riu grek “më pas filloi ta godiste me shuplakë dhe me shkelma”.

Gjithashtu, 23-vjeçari është shprehur se i kishte kërkuar të riut grek që ta çonin vajzën në spital, por ai sipas tij, nuk kishte pranuar.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al