• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përfitoi celular, arkë peshku e 1 mijë € për një vend pune? Voda: Nuk jam mësuar të marr dhurata të shtrenjta, telefonin e ktheva

17/01/2023
Përfitoi celular, arkë peshku e 1 mijë € për një vend pune? Voda: Nuk jam mësuar të marr dhurata të shtrenjta, telefonin e ktheva

Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se bazuar nga akti i ekspertimit telefonik, është provuar se nuk ka folur për ndonjë vend pune, se nuk ka favorizuar askënd dhe se nuk ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek aurotitetet e administratës publike. Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, Voda u shpreh se është takuar me Majlinda Hasani dhe Florida Beu, ku ato e kanë pyetur sesi sesi mundet të aplikohet, apo si mund të konkurrohet në administratën publike.

“Në çështjen time ka pasur dy prokurorë. Një nga prokurorët është zoti Altin Dumani dhe prokurori tjetër është zoti Klodian Braho. Nga të gjithë fashikujt e gjykimit, sepse fashikujt e gjykimit përmbajnë 5 dosje, pra 5 volume të mëdha, ka rezultuar sigurisht që unë jam takuar, siç jam takuar edhe me qytetarë të tjerë. I kam takuar. Takimi, siç ka rezultuar në fakt edhe nga bisedat e mia, mesazhet që kam shkëmbyer me zonjën Hasani, me zonjën Florida Beu nuk kam pasur asnjë kontakt, nuk kam pasur as numrin e saj të telefonit, jemi takuar sigurisht, jo vetëm bisedë shoqërore, por edhe për të marrë informacion.

Pra, ato janë takuar me mua edhe për të pyetur sesi mundet të aplikohet, apo si mund të konkurrohet në administratën publike, për të marrë informacion. Kjo është vërtetuar edhe me deklaratat që kanë dhënë vetë dy zonjat e tjera. Gjithsesi, ky nuk ka qenë fokusi i bisedave të gjata të mia, që unë kam pasur me zonjën Hasani, biseda këto që kanë filluar ndër vite, ku kurrë nuk është folur në këto biseda, asnjëherë nuk është biseduar, e provuar me aktin e ekspertimit telefonik, për ndonjë pozicion pune, për ndonjë favorizim, për ushtrim ndikimi të paligjshëm tek aurotitetet e administratës publike, apo për kërkim, marrje, dhënie përfitimi të paligjshëm”, theksoi ajo.

E pyetur pse donin t’ju jepnin një celular, Voda u shpreh:

“Ka rezultuar se zonja për shkak të 8 marsit, biseda ka ndodhur në 6 mars, dy ditë para festës, u takuam rastësisht, pra s’ka pasur asnjë parapërgatitje apo bisedë, ka qenë dhuratë por për të cilën unë i kam falenderuar, nuk kam pranuar që ta marr, dhe nga pamjet e barit ku jemi takuar duket që ia kam kthyer mbrpasht e celulari është lënë në tavoilnë por duke qenë se jam person publik e s’mund të bëja debat në lokal e mora celularin, por për 2-3 orë e kam kthyer. Nuk jam mësuar në jetën time të marr dhurata të shtrenjta. Celulari është kthyer e për këtë kam kërkuar nga prokuroria që si ka mundësi që nuk e parashtron një fakt të tillë”.

Pse u arrestua Rovena Voda?

Voda u arrestua më 13 korrik 2021 në një operacion të SPAK për goditjen e korrupsionit. Ish-zyrtarja u zbulua teksa bisedonte dhe akuzohet se kishte marrë të mira materiale për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë Florinda Beun përmes njohjes që kishte me avokaten Majlinda Hasani. Gjykata e Posaçme e dënoi Vodën me 10 muaj burg.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al