Përfundon regjistrimi fillestar i pronave në Gjirokastër. Teksa shpërndau certifikatat e para të pronësisë për lagjet “18 Shtatori”, lagjet e reja të qytetit, zonën e Gërhotit dhe atë të Viroit, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame tha se qytetet mesjetare janë kthyer në makth në procesin e regjistrimit.
“Gjirokastra për herë të parë në historinë e saj, 200 a 400 vjeçare gdhihet me regjistrimin e plotë të pasurive. Është Kadastra guri i themelit për të vijuar më tej me regjistrimet”, tha Lame.
Zona e fundit kadastrale 8541 që tashmë përfundoi regjistrimin fillestar, përmban 10.100 pasuri private dhe publike, të cilat e çojnë në mbi 20 mijë numrin e pasurive të regjistruara të tre zonave të Gjirokastrës.
“Kishte një zonë në Himarë që nuk na ka qasur për 2 vjet rresht. Ka qenë Nivica. Pasi panë që gjithë fshatrat e tjerë të bregdetit po pajiseshin me certifikata na bënë kërkesë ejani dhe këtu. Pasi na kishin përzënë para 2 vjetësh”, tha Lame.