Me kalimin e ditëve nga sulmi ndaj 19 vjeçarit grek, informacione të reja dalin në dritë. Sipas njerëzve që dinë gjëra për çështjen e dhunës së tifozëve në Selanik, 19 vjeçari Alkis ra viktimë sepse ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Sipas personave grupi i shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e 19 vjeçarit kishin dalë të armatosur duke kërkuar tifozë të veçantë të Arisit për t’i goditur. Si ndodhi ngjarja që ka tronditur Greqinë? Teksa po kalonin në rrugët pranë stadiumit shqiptari dhe grupi i tij panë pranë stadiumit Alkisin dhe miqtë e tij të ulur në shkallët e një pallati në një rrugë të ngushtë.
Ata u ndalën dhe i pyetën se për kë ekip bënin tifo por morën përgjigjen e “gabuar”. Ata zbritën nga automjeti duke sulmuar të rinjtë nga ku mbeti i vrarë 19-vjeçari fatkeq. Tashmë autoritetet policore janë shumë pranë arrestimit të personave të tjerë që sulmuan të riun dhe miqtë e tij. Pamjet filmike dhe dëshmitë nga banorët e zonës që panë situatën dramatike nga ballkonet e shtëpive të tyre kanë çuar policinë në të dhëna të rëndësishme për mënyrën si ka nisur debati mes tyre. Shqiptari dhe grupi i tij janë dëgjuar disa herë duke thënë “vrite atë vrite”.
Për pak minuta miqtë e Alkisit morën në krah shokun e tij me lot në sy duke i kërkuar të hapë sytë. Por tashmë ai kishte ndërruar jetë. 23-vjeçari shqiptar i ka mohuar akuzat ndaj tij. Ndërsa avokati i familjes së 19-vjeçarit flet për “një operacion të planifikuar shumë mirë”, ku kanë marrë pjesë të paktën gjashtë autorë të tjerë të cilët janë identifikuar. Sipas tij, të gjithë të arrestuarit do të përballen me akuzat e komplotit dhe përfshirjes në vrasjen e Alkisit. Në laboratorët e mjekësisë ligjore të Policisë në trupin e viktimës janë gjetur dhe gjurmët e gishtërinjve të 23 vjeçarit shqitpar i cili akuzohet për vrasjen mizore. Sa i përket njollave të gjakut në makinën e bardhë të autorit, policia është e sigurt se bëhet fjalë për ADN-në e Alkis, ndërsa pritet verifikimi shkencor. Tashmë është identifikuar drejtuesi i makinës së zezë, ndërkohë që hetimet e ELAS-it janë në zhvillim e sipër.









