• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përleshja mes shqiptarëve zbulon arsenalin e armatimit, arrestohet 36-vjeçari në Itali

09/07/2025
Përleshja mes shqiptarëve zbulon arsenalin e armatimit, arrestohet 36-vjeçari në Itali

Përleshja mes shqiptarëve zbulon arsenalin e armatimit dhe ngre dyshimet për një organizatë të mundshme kriminale.
Karabinierët e Appiano Gentile gjatë aksionit dhe hetimeve kanë zbuluar në kontroll e sipër edhe  një arsenal të vogël armësh, teksa arrestuan një 36-vjeçari shqiptar, Oltion Brahimaj, banor i Lomazzos, por me vendbanim në Rovellasca.
Oficerët ndërhynë në Via Cavour, ku i ndaluari ishte grindur me një 28-vjeçar shqiptar, gjithashtu nga Rovellasca, me të cilin mesa duket kishte sherr të vjetër.
Gjatë grindjes, i dëmtuari 28-vjeçar filmoi Brahimajn në celular, i cili reagoi duke e goditur në fytyrë me qytën e një pistolete, duke e plagosur, përpara se ta kërcënonte se do ta vriste dhe të largohej.
Pak çaste më vonë, patrulla e karabinierëve mbërriti, duke e ndjekur të dyshuarin dhe kontrolluar për armën që shfaqej në filmim. Brahimaj fillimisht mohoi se kishte përdorur armën për të sulmuar bashkëkombësin e tij, duke këmbëngulur se ishte thjesht një copë metali.
Por më pas, i përballur me pamjet filmike të bëra nga vetë viktima, e pranoi dhe i shoqëroi karabinierët në një garazh në Bregnano, ku punonte dhe mbante armën. Por brenda, karabinierët gjetën diçka krejtësisht tjetër.
Një pistoletë ‘Pietro Beretta’, modeli Gardone, 9 mm, me numër serial të fshirë dhe dy karikatorë, një pistoletë “Colt King Cobra”, po me numër serial të fshirë, një silenciator të Beretta; 212 fishekë; të kalibrit 38 të llojeve të ndryshme; shtatë fishekë të kalibrit 9 mm dhe një fishek të kalibrit 9×21.
U sekuestruan edhe doreza të bardha prej pëlhure, që dyshohet se përdoreshin për të mos lënë gjurmë gjatë sulmeve, informon media italiane. Shqiptari është arrestuar dhe mbahet në izolim, në pritje të hetimeve dhe procesit gjyqësor.

Related Posts

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Qeveria hap burgjet/ Ministri i Drejtësisë tregon kush përfiton nga amnistia (VIDEO)

01/01/2026
Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala
Kryesore

Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

01/01/2026
Mungesa e librezës nuk iu penalizon, hapat për të përfituar pensionin e pleqërisë
Kryesore

Sot hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

01/01/2026
Ndërroi jetë te aksidenti në Tepelenë, Martin Dulaj po udhëtonte me të fejuarën
Kryesore

Ndërroi jetë te aksidenti në Tepelenë, Martin Dulaj po udhëtonte me të fejuarën

01/01/2026
Aksidenti tragjik në Tepelenë, mes viktimave edhe muzikanti Martin Dulaj
Kryesore

Aksidenti tragjik në Tepelenë, mes viktimave edhe muzikanti Martin Dulaj

01/01/2026
Ndërroi jetë te aksidenti në Tepelenë, Klejd Myftari mes viktimave
Kryesore

Ndërroi jetë te aksidenti në Tepelenë, Klejd Myftari mes viktimave

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit

Qeveria hap burgjet/ Ministri i Drejtësisë tregon kush përfiton nga amnistia (VIDEO)

01/01/2026
VIDEO/ Jeta në Antarktidë, shkencëtarët publikojnë pamjet unike të filmuara nga një pinguin

VIDEO/ Jeta në Antarktidë, shkencëtarët publikojnë pamjet unike të filmuara nga një pinguin

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al