• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përlotet Xhafaj: U kërkoj falje familjarëve të mi. Kanë vuajtur vetëm se unë jam në politikë

09/10/2024
Përlotet Xhafaj: U kërkoj falje familjarëve të mi. Kanë vuajtur vetëm se unë jam në politikë

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj ka shpërthyer në lot në emisionin “Opinion”, teksaka qenë duke folur në lidhje me çështje “Babalja” nëpërmjet të cilës PD akuzoi vëllain e tij për trafik droge.

Në lot, Xhafaj kërkoi falje ndaj familjarëve të tij për vuajtjet që ata kanë kaluar për shkak të akuzave dhe sulmeve që ata kanë marrë për shkak se ai ka qenë në politik.

Fatmir Xhafaj: Më lër 30 sekonda t’u kërkoj falje familjarëve të mi, shumë falje. Gjithë familjarëve të mi t’i kërkoj falje, nipërve dhe mbesave, edhe fëmijëve të atij vllait tim për dhimbjen që u kam shkaktuar. Të gjitha ato që vuajnë ata, vuajnë vetëm sepse unë kam qenë në politikë. Nëse unë nuk do të isha këtu ku jam dhe nuk do të kisha bërë këto, ata nuk do t’i kishin vuajtur këto, do të ishin njerëz të zakonshëm, do të kishin ndenjur në qetësinë e tyre. Nëna ime më ka thënë një herë shumë mirë, ‘Biri im, nuk kam vetëm një fëmijë, janë edhe këta të tjerët.

Blendi Fevziu: Jam shumë dakord, por a e keni menduar Xhafaj, ky lëndim është vetëm për ju apo ka qenë edhe për deputetë të tjerë?

Fatmir Xhafaj: Si?

Blendi Fevziu: A e mendoni që ky lëndim mund të ketë qenë për shumë njerëz të tjerë politikë dhe për ata që janë kundërshtarët e tu?

Fatmir Xhafaj: Kjo nuk do të thotë gjë. Hapeni, kam 25 vjet që flas në atë parlament, media e të gjitha. Nuk gjendet një rast i vetëm që unë të kem fyer njeri. Nuk gjendet një rast i vetëm që unë të jem marrë me familjarët e njeriu. Dhe po të them një gjë tjetër. Megjithëse për shkak të detyrës, kam pasur fakte e prova edhe për vëllezërit e këtyre personave që më kanë akuzuar mua që ta dish, kurrë nuk i kam përdorur.

Blendi Fevziu: Këtu pastaj duhet të kishte vepruar ligji në qoftë se ju kishit fakte.

Fatmir Xhafaj: Janë thënë publikisht gjërat, kanë dalë në media por kurrë prej meje. Më kanë kërkuar falje, u ka ardhur turp sepse e mendonin që me hallin që më zuri mua, unë do të dilja aty e do t’u thosha të 99-at çfarë kisha, por unë thashë jo, unë nuk merrem me familjarët tuaj, nuk kam punë me familjarët tuaj, ata kanë punët e tyre, ligji, drejtësia, siç kanë, por nuk shfrytëzoj familjarët, nuk shfrytëzoj hallin se është dhimbje kjo, e di ti çfarë është? Të të ndodhë një gjë e tillë është dhimbje!

Xhafaj ritheksoi se nuk ka favorizuar asnjëherë një familjar tijin. Madje ai tha se kjo u ka kushtuar atyre pasi nuk kanë qenë të lirë për të bërë çfarë dëshironin, ndërsa shprehu mirënjohjen e thellë.

Fatmir Xhafaj: Unë po të deklaroj këtu: kam 25 vjet, kam qenë 4 herë ministër i Ndërtimit dhe i Turizmit, kam firmosur me dhjetëra leje ndërtimi, me dhjetëra toka etj, ministër i Brendshëm, ministër i Drejtësisë në këtë vend dhe deklaroj me përgjegjësi, nuk gjendet njjë rast i vetëm që të kem shfrytëzuar postin tim, funksionin tim për të përfituar një familjar imi. Përkundrazi, familjarët e mi kanë vuajtur për këtë shkak. Nuk kanë qenë të lirë të bënin atë të cilën dëshironin të bënin për shkak se ishin familjarët e mi dhe për këtë unë u jam mirënjohës atyre që nuk më kanë vënë në pozitë të vështirë. Nuk ka një rast, një rast në media. I vetmi rast, 22 vjet që më tundin përpara syve është historia e dhimbshme e një djali të ri 22 vite më parë. Nuk ka një rast që kam favorizuar për 1 euro, për 1 metër katror me pushtetin tim, një familjarin tim.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al