Numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani vazhdon të rritet. Në mesin e viktima është edhe një çift shqiptar nga Kosova. Trupi i pajetë i burrit është identifikuar, ndërsa gruaja është ende nën gërmadha. Siç raportojnë mediat në Kosovë, çifti është me origjinë nga Peja. Të paktën 183 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti, ndërsa mijëra të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur.