Një 34-vjeçar nga Gjirokastra është kallëzuar në Prokurori, pasi ka dhënë njoftim të rremë në sallën e komandimit në polici lidhur me situatën emergjente të krijuar nga përmbytjet. Ai është shtetasi K.H, banues në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në orën 21:47 të një dite më parë. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.









