POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, është paraqitur në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasja H. D., 39 vjeçe, e cila dyshohet se ka vetëdëmtuar gishtat e dorës, me mjet prerës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









