Regjistrohet një tjetër rast i dhunës në familje. Policia e Përmetit ka arrestuar 28-vjeçarin Armando Koçi, banues në Përmet. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi A.K, 53 vjeç. Babai ka treguar në polici se në banesën ku jetojnë, i biri ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, neni 130/a i Kodit Penal.









