Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ylli Nasi, 46 vjeç, banues në Përmet.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij 77 vjeçare se në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj si dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.