Arrestohet kryeplaku i fshatit Seniçan në Përmet.
Gjatë kontrolleve policore në shtëpinë e Përparim Çangollarit u gjet një armë tip kallashnikov dhe 18 fishekë.
Autoritetet mësohet se kanë pasur më herët informacion për armën që ai mbante në shtëpi.
Mbi kryeplakun rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje.