Policia e Përmetit ka gjetur një sasi droge në një shtëpi të pabanuar në fshatin Bubës. Banesa i përkiste shtetasit S.M, banues në Durrës. Droga e llojit kanabis sativa ishte rreth 27 kg. Ajo u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Përmetit për të zotin e shtëpisë.
©ArgjiroLajm.net