Dy raste të reja me Covid-19 janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Përmetit. Një nga arkëtarët e OSSHE ka rezultuar pozitive, ndërkohë është mbyllur sporteli i pagesave në këtë institucion. Rasti i dytë është shënuar në fshatin Kosinë të Përmetit. Sot priten te merren tampone në masë tek popullsia e cila ditët e fundit ka pasur kontakte me arkëtaren e pagesave të OSHEE-së. Rasti i Kosinës i shtohet 2 rasteve të tjera po nga ky fshat më parë.