• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përmirësohen treguesit e varfërisë – Por, ende regjistrohen rreth gjysmë milionë shqiptarë në “rrezik”

02/03/2024
Përmirësohen treguesit e varfërisë – Por, ende regjistrohen rreth gjysmë milionë shqiptarë në “rrezik”

Sipas të dhënave nga “Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” të publikuar nga INSTAT për vitin 2022, rreth 577 mijë shqiptarë, ose më shumë se gjysmë milioni, jetojnë nën kufirin për të qenë të varfër. Konkretisht ky tregues në vitin 2022 është 20.6%, duke pësuar një rënie prej 1,4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021 dhe kjo ka ardhur si rezultat i rënies së treguesve kryesorë që përcaktojnë rrezikun për të qenë i varfër. Theksojmë se ky tregues merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtarëve në familje dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Nëse do të flasim për shkallën e thelluar të privimit material, e cila tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material, shifrat tregojnë se për vitin 2022 ky tregues është vlerësuar në 37% kundrejt 39 % që ishte vlerësuar në vitin 2021. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225,931 lekë, në krahasim me 191,791 lekë që ishte në vitin 2021.

‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat e rrezikut për të qenë të varfër edhe sipas grupmoshës. Nga analiza e shifrave vëmë re se për të gjitha grupmoshat, rreziku për të qenë i varfër është në rënie nga viti në vit. Për grupmoshat që i përkasin intervalit 18-64 vjeç rreziku për të qenë i varfër është ulur me 1.6pp, ndërsa grupmosha 65 vjeç e lart është më e ekspozuar ndaj varfërisë, pasi ky tregues u ul vetëm me 0.9 pp në vitin 2022. Ndërkohë, nëse analizën e intensifikojmë tek të punësuarit, të dhënat tregojnë se rreziku për të qenë i varfër për të punësuarit e moshës 18 vjeç e lart, në vitin 2022 ka shënuar rënie me 2.1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021. Tek individët e papunë dhe pensionistët ky tregues ka pësuar rritje përkatësisht me 0.4pp dhe 0.2pp, krahasuar me vitin 2021.

Por si paraqitet Shqipëria mes vendeve të rajonit dhe të BE-së? Shifrat tregojnë se vlera e varfërisë relative në Shqipëri është mbi mesataren e BE-së. Në vendin tonë treguesi i varfërisë është 20.6% ndërkohë që në BE është 16.5%. Sa i përket vendeve të Europës, vlera më e lartë e varfërisë relative shënohet në Bullgari me 22.9%, Estoni me 22.8% dhe Letoni me 22.5%. Në të kundërt, pra vlerat më të ulëta të varfërisë regjistrohen në Republikën Çeke me 10.2% si dhe Slloveni e Hungari me 12.1% përkatësisht. (Armela Duka)

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

21/12/2025
North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al