Një aksident raportohet se ka ndodhur në fshatin Peshkëpi të Vlorës. Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa janë plagosur 5 persona.
Tre prej të plagosurve janë dërguar me ambulancë në spital, ndërsa 2 të tjerë kanë pësuar lendime te lehta.
Paraprakisht mësohet se një prej makinave i ka prerë rrugën tjetrës.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.









