Të paktën 29 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së një autobusi me udhëtarë.
Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, dhe raportohet se shkak i tij u bë shpejtësia e lartë me të cilën po ecte shoferi. Autobusi po udhëtonte drejt New Delhi. Ai u përplas me bordurën e autostradës dhe ra në një kanal.
Zëdhënësi i qeverisë, Awanish Awasthi tha se shumica e udhëtarëve po flinin kur aksidenti ndodhi në autostradën Yamuna në afërsi të Agrës.