Drejtuesi i një autumjeti tip “Ford” është shpallur në kërkim nga Policia e Maliqit pasi përplasi një 68-vjeçare në fshatin Pojan.
Pas aksidentit të ndodhur rreth orës 11:40 shoferi është larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë këmbësorja e plagosur ndodhet në spital.
“Rreth orës 11:40, në fshatin Pojan, dyshohet se shtetasi K. Sh., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka përplasur shtetasen S. K., 68 vjeçe, këmbësore, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Shtetasja S. K. është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve”, imformoi sot policia.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.