Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë për shoferin e autoambulancën, Admir Golemi, që përplasi për vdekje 10-vjeçarin në Kakavijë, duke e lënë atë në burg. Ngjarja tragjike ndodhi të shtunën, gjatë situatës kritike që paralizoi pikën kufitare, ku qindra emigrantë u bllokuan për disa ditë, në pritje të kalimit drejt Greqisë. Avokati i shoferit ka deklaruar në sallën e gjyqit se klienti i tij ishte duke ecur brenda normave të lejuara të qarkullimit rrugor. Ndërkohë, vetë shoferi tha para togave të zeza se djali i preu rrugën ndërkohë që ai po transportonte të sëmurë.