Pas tentativës së opozitës për të hyrë sot në KZAZ-në e Gjirokastrës ka reaguar edhe kandidati i PS-së, Flamur Golemi. Përmes një deklarate në Facebook, Golemi falenderon të gjithë ata që braktisën sot PD-LSI në tentativën për të dhunuar zgjedhjet. Ja cfarë shkruan ai:
Pamë sot në Gjirokastër përpjekjen e dëshpëruar të disa punonjësve të Bashkisë dhe militantëve të PD-LSI për të hyrë me dhunë brenda KZAZ-së në pallatin e sportit. Që nuk do t’ia dalin dot të pengojnë zgjedhjet në 30 qershor, kjo është mëse e sigurt. Që kanë për të mbetur gjithmonë një pakicë e pashpresë edhe kjo është e sigurt. Dua të falenderoj punonjësit e Policisë Bashkiake që refuzuan të zbatonin urdhrin absurd të kryebashkiakes në ikje për të liruar ambientet e pallatit të sportit. Faleminderit oficerëve të Policisë së Shtetit që janë në krye të detyrës. Faleminderit demokratëve të ndershëm dhe të përgjegjshëm që nuk iu bashkuan këtij teatri banal të njerëzve pa alternativë, që duan të vijnë në pushtet me dhunë. I bëj thirrje çdo mbështetësi të PD-LSI të distancohen nga tentativa për të dhunuar zgjedhjet. Nuk ia vlen të shkosh kot në burg për Lulin dhe Monën. Ata e kanë të shkruar në ballë humbjen ndaj kërkojnë pushtet në tavolinë.









