Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” vazhdojnë të rriten, ndërsa një debat i fortë ka shpërthyer së fundmi mes dy banorëve, Stenaldos dhe Rogertit. Gjithçka nisi kur Stenaldo përdori një fjalë fyese ndaj Rogertit, duke e quajtur “bastard”. Kjo deklaratë shkaktoi menjëherë reagimin e këtij të fundit, i cili e kundërshtoi ashpër dhe i kërkoi të mos përdorte më një term të tillë.
“Unë e di kush është babai im, po ti a e di? Sepse ‘bastard’ atë konotacion ka. Mos u merr me atë fjalë”, u shpreh Rogerti gjatë debatit.
Situata u tensionua edhe më shumë kur Stenaldo i kërkoi atij të mbyllte gojën, ndërsa Rogerti i bëri thirrje të kishte kujdes me mënyrën se si i drejtohej.
Përplasja mes tyre vazhdoi për disa momente me tone të larta, duke krijuar një atmosferë të tensionuar në shtëpi. Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë edhe në marrëdhënien mes dy banorëve në ditët në vijim.
Biseda mes tyre:
Stenaldo: O bastard.
Rogerti: Unë e di se kush është babai im, po ti a e di? Sepse “bastard” atë konotacion ka, jo konotacioni yt vizatimor. Unë e di se kush është babai im, mos u merr me fjalën bastard.
Stenaldo: Mate gojën. Ajo që them unë është përmbi 20 herë…20 herë është ajo e jotja.
Rogerti: Kujdes, Stenaldo.









