IKMT e ka nisur shembjen e banesave për projektin e Unazës së Madhe pranë Sheshit “Shqiponja”. Fadromat e IKMT kanë nisur shembjen e një ndërtese. Në orët e para të mëngjesit pati përplasje mes banorëve dhe policisë.
Flakë janë parë në rrugë nga bombat Molotov që janë hedhur. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës. Më shumë se 10 banorë të plagosur dhe 4 polic të lënduar. Ky është bilanci i deritanishëm nga kjo përplasje.