• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përurohet Qendra e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për migrantët e parregullt në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë

13/07/2023
Përurohet Qendra e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për migrantët e parregullt në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Ministria e Brendshme përuruan sot Qendrën e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për migrantët e parregullt në pikën e kalimit kufitar Qafë Botë.

Ngritja e Qendrës së Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm ka ardhur si nevojë për fluksin e shtuar të migrantëve të parregullt që hyjnë në Republikën e Shqipërisë përmes pikës kufitare më jugore me Greqinë. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2023 në territorin e Shqipërisë janë identifikuar 3596 migrantë të parregullt, prej të cilëve mbi 1500 kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare. Për të siguruar kapacitetet e duhura për nevojat e identifikuara dhe për të siguruar aksesin në shërbime që trajtojnë vulnerabilitetet dhe mbrojnë të drejtat e migrantëve, IOM ka reaguar pozitivisht ndaj kërkesës së autoriteteve shqiptare për ngritjen e kësaj qendre.

“Organizata Ndërkombëtare për Migracionin është e përkushtuar në ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe mirëqenies së migrantëve, si dhe në ndihmën e qeverive për të përballuar sfidat operative të menaxhimit të migracionit. Qendra e re është një shembull që do të garantojë trajtimin dinjitoz të migrantëve dhe do të sigurojë, ndër të tjera, strehim, ndihmë mjekësore dhe siguri,” tha Alma Jani, Drejtuese e Zyrës së IOM-it në Shqipëri.

Qendra e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për migrantët e parregullt në Qafë Botë ka kapacitetin për të strehuar 60 persona, duke përfshirë hapësira të dedikuara për regjistrimin e migrantëve, intervistimin e individëve në kushte vulnerabël, hapësira miqësore për fëmijët, klinikë ambulatore dhe kontejnerë të dedikuar për të siguruar kushtet e duhura higjieno-sanitare.

Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, i pranishëm gjatë ceremonisë së inaugurimit të qendrës, tha: “Departamenti për Kufirin dhe Migracionin po merr mbështetje të vazhdueshme nga IOM për të siguruar kapacitetet e duhura për nevojat e identifikuara dhe për të ofruar shërbime në mbrojtje të të drejtave të migrantëve me standardet e duhura të një vendi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Kjo është hapësira e tretë, pas Qendrës së Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm në Drejtorinë e Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Gërhot, Gjirokastër në vitin 2017 dhe asaj në pikën kufitare të Kapshticës në vitin 2019, që ngrihet në përgjigje të nevojave të migrantëve dhe autoriteteve shqiptare në menaxhimin e flukseve të migracionit.

Ngritja e kësaj qendre u bë e mundur me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes projektit “Adresimi i flukseve të përziera të migracionit në Ballkanin Perëndimor” dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Danimarkës përmes projekteve rajonale “Mekanizmi i rritjes së kapaciteteve të Menaxhimit të Integruar të Kufirit në Ballkanin Perëndimor (WBIBM)”, “Mekanizmi i Rritjes së kapaciteteve për Ripranimin në Ballkanin Perëndimor (WBCAP)” dhe “Veprimet e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor kundër kontrabandës së migrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore (WBJAST)”.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al