Zhvillimet e sotme në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës nuk kanë kaluar pa debate mes PS-së dhe LSI-së. Këshilltari i PS-së, Petrit Brahimi i është drejtuar kolegëve të LSI-së me fjalët:
“Këto janë veprime të pamoralshme, janë intriga, pasi ju e dini që kryetaren e bashkisë e keni dhuratë nga Partia Socialiste dhe aspak meritë apo kontribut të saj. Ju e keni provuar edhe herë të tjera dhe e dini se çfarë votash u ka dhënë qyteti i Gjirokastrës juve dhe PD-së”, tha Brahimi.
PD-LSI bënë shumicën në Këshillin Bashkiak duke shkarkuar Roland Karalliun, për të emëruar Mimoza Çomon.
©ArgjiroLajm.net