• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pezullohet puna në Gjirokastër, te sheshi i “Çerçizit” zbulohen struktura arkeologjike (VIDEO)

24/05/2021
Pezullohet puna në Gjirokastër, te sheshi i “Çerçizit” zbulohen struktura arkeologjike (VIDEO)

Në sheshi “Çerçiz Topulli”, në hyrjen e zonës historike në Gjirokastër, prej disa muajsh është duke u ndërhyrë për ndërtimin e parkimit të ri nëntokësor dhe rikonceptimin e këtij sheshi. Gjatë gërmimeve janë zbuluar së fundi struktura të rëndësishme arkeologjike ku të fundit janë mure mesjetarë dhe para mesjetarë, gjithashtu gjurmë të shumta të qeramikës si edhe material skeletor çka sipas arkeologëve përbën një gjetje për tu vlerësuar e që ka pezulluar edhe punën në pjesën e sipërme të sheshit të Çerçizit përtej mjeteve që shikoni se janë duke punuar aktualisht.

“Diskutohet që janë mure fortifikuese të një banese të një rëndësie të veçantë të fund shekullit të XVII ose të fillimit të shekullit të XVIII duke u bazuar gjithnjë në një aspekt vizual të elementëve që ato mbartin në aspektin arkitekturor dhe të formës së ndërtimit.

Cili do të ishte hapi i radhës për ta vlerësuar këtë situatë?

Normalisht e gjithë dosja ka shkuar në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë i cili më pas do të përcaktojë qoftë rëndësinë e zbulimit dhe qoftë masat që do të merren më vonë në lidhje me të.

Opinioni publik është përfshirë nga debate të shumta mbi atë se çfarë po ndodh me gërmimet në këtë shesh. Duket se balanca mes rëndësisë ekonomike të kësaj vepre dhe rëndësisë së gjetjeve historike dhe të trashëgimisë kulturore në këtë shesh është shumë delikate. Numri i skeptikëve është i madh mbi atë sesi do të trajtohen këto gjetje pasi edhe më parë mbetjet e një pusi mesjetar janë zhdukur prej firmës që po merret me ndërtimin dhe rikonceptimin e sheshit “Çerçiz Topulli”./ TCh

 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al