• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Piastri-Norris, beteja e titullit zhvendoset në Baku

18/09/2025
Piastri-Norris, beteja e titullit zhvendoset në Baku

Pas një jave pushimi, Formula 1 zbarkon në rrugët e Bakut për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, një nga garat më të pritura të sezonit. Lando Norris dhe Oskar Piastri janë gati të shkruajnë një kapitull të ri në betejën për titull, pas një fundjave shumë të diskutuar në GP-në e Italisë, ku britaniku përfitoi nga vendimet strategjike të ekipit për të kaluar vijën e finishit përpara shokut të skuadrës.

Janë vetëm 31 pikë që i ndajnë dy pilotët e MekLarenit në renditje, me vetëm tetë gara të mbetura deri në fund të kampionatit. Gara e radhës zhvillohet në një pistë që favorizon liderin aktual të klasifikimit. Vetëm 12 muaj më parë, Piastri fitoi këtu duke nisur nga pozicioni i dytë, një fitore vendimtare që ndihmoi MekLarenin të siguronte titullin e konstruktorëve për herë të parë pas 25 vitesh.

ÇDO PIKË VLEN – Gjatë konferencës për shtyp këtë fundjavë, Piastri nuk e fshehu kënaqësinë për rikthimin në Baku: “Kam kujtime shumë të mira nga viti i kaluar”, u shpreh australiani. “E konsideroj një nga garat e mia të preferuara dhe është gjithmonë një avantazh kur rikthehesh në një pistë ku ke pasur rezultate të mira”. Piastri pranoi se objektivi i tij është të fitojë sërish në kryeqytetin e Azerbajxhanit, një rezultat që do ta afronte edhe më shumë me titullin e pilotëve.

“Objektivi im i vetëm është të arrij të njëjtin rezultat këtë fundjavë. Jam lider në kampionatin e pilotëve dhe jam shumë i kënaqur me mënyrën se si po pilotoj”, u shpreh 24-vjeçari. Nga ana tjetër, Lando Norris, i cili sapo është kthyer nga një udhëtim në Misano për garën e MotoGP-së, kërkon të vazhdojë të ngushtojë diferencën me shokun e skuadrës. “Jam i emocionuar që rikthehem në garë këtë fundjavë në Baku”, deklaroi britaniku. “Pistat urbane paraqesin sfida të ndryshme dhe mezi pres të zbres në pistë dhe të testoj veten. Jam rikthyer në MTC (Qendra Teknologjike MekLaren) dhe po punoj fort për të qenë në formën më të mirë të mundshme për të kërkuar një tjetër fitore”.

RISIA ME GOMAT – Çmimi i Madh i Azerbajxhanit do të ketë një veçori të rrallë që nuk është parë që nga gara në Kanada. “Pirelli” do të sjellë, për herë të katërt këtë sezon, përbërjen më të butë të gomave, C6. Pas garave në Imola, Monako dhe Montreal, kjo përbërje do të jetë sërish në dispozicion të ekipeve dhe pilotëve, së bashku me C5 dhe C4. Në garën e kaluar, shumica e pilotëve përdorën një strategji me vetëm një ndalesë, një skenar që mund të përsëritet edhe këtë fundjavë në Baku, njësoj si vitin e kaluar, përveç rasteve të jashtëzakonshme kur ndërrimi i gomave ndodhi për shkak të shpimeve ose incidenteve të tjera të jashtme.

© BalkanWeb

Related Posts

FOTO/ Mes lotësh dhe me barelë, dëmtimi i Berishës trondit Leccen, Ramadani: Jam i shqetësuar për vëllain tim të vogël (VIDEO)
Sport

Mallkimi i javës së 15-të, Berisha-Gjimshiti mbyllin vitin

15/12/2025
NBA/ Fitore në “frymën e fundit”, Lakers “thyen” Phoenix, zhgënjen Golden State
Sport

NBA/ Fitore në “frymën e fundit”, Lakers “thyen” Phoenix, zhgënjen Golden State

15/12/2025
Reali rikthehet te fitorja, feston Alonso: Jemi të bashkuar
Sport

Reali rikthehet te fitorja, feston Alonso: Jemi të bashkuar

15/12/2025
Juve triumfon ndaj Bologna-s, Spalletti: Ishte fitorja ime më e bukur (VIDEO)
Sport

Juve triumfon ndaj Bologna-s, Spalletti: Ishte fitorja ime më e bukur (VIDEO)

15/12/2025
Muçi “ndez” Stambollin, sulmuesi shkëlqen në Turqi, lë pas yje si Osimhen (VIDEO)
Sport

Muçi “ndez” Stambollin, sulmuesi shkëlqen në Turqi, lë pas yje si Osimhen (VIDEO)

15/12/2025
Inter “zgjohet” në krye, Chivu “thumbon” kritikët (VIDEO)
Sport

Inter “zgjohet” në krye, Chivu “thumbon” kritikët (VIDEO)

15/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Mes lotësh dhe me barelë, dëmtimi i Berishës trondit Leccen, Ramadani: Jam i shqetësuar për vëllain tim të vogël (VIDEO)

Mallkimi i javës së 15-të, Berisha-Gjimshiti mbyllin vitin

15/12/2025
Grimes akuzon Elon Musk se e ka bllokuar në platformën “X”

Grimes akuzon Elon Musk se e ka bllokuar në platformën “X”

15/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al