• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pikantet Vllaznia-Bylis/ Josa dënohet nga gjyqtari, shkodranët braktisin ekipin

15/12/2025
Pikantet Vllaznia-Bylis/ Josa dënohet nga gjyqtari, shkodranët braktisin ekipin

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit në Shkodër u zhvillua nën një atmosferë të veçantë dhe me tension të dukshëm, pavarësisht numrit të vogël të tifozëve në stadium, jo më shumë se 1000. Para fillimit, trajneri Mirel Josa shijoi një kafe me miq të vjetër nga Shkodra, ndërsa në stolin e Bylis u vu re mungesa e alternativave, me vetëm 6 lojtarë të gatshëm.

Gjatë takimit nuk munguan momentet e nervozizmit: Edi Martini dhe mbrojtësit e tij u tensionuan nga aksionet e Bylisit, ndërsa gjyqtari Doda u bë objekt humori për tifozët shkodranë.

Debatet dhe ndëshkimet e lojtarëve shtuan dramatikën, ndërsa Josa ndoqi pjesën e dytë nga tribuna e gazetarëve, duke lënë pankinën nën kujdesin e Rustemit. Ndeshja u mbyll 1-1, një rezultat që la tifozët e Vllaznisë të pakënaqur dhe me kritika për performancën e kuqebluve.

-Trajneri Mirel Josa i Bylisit para startit të takimit shijon një kafe në një bar në afërsi të stadium. Ku me disa miq nga Shkodra ku ka lënë një kujtim të bukur ka kaluar disa çaste para ndeshjes.

-Pavarësisht kushteve optimale të motit të pranishmit në stadium nuk janë të shumtë. Numri i tyre nuk i kalon 1000 të tillë.

-Bie në sy fakti se në stolin e Bylis sipas protokollit zyrtar të ndeshjes janë vetëm 6 futbollistë. Duke treguar se për mallakastriotët kishin pak alternativa.

-Edi Martini nevrikoset me mbrojtjen e tij në momentin kur një lojtar i Bylis driblon mes 3 fanellave kuqeblu duke u shndërruar në rrezik për shkodranët.

-Tifozët shkodranë bëjnë humor me gjyqtarin Doda nga disa kapje të futbollistëve ballshiotë ndaj atyre shkodranë, duke u drejtuar me fjalët: “Arbitër është futboll dhe jo mundje”.

-“Më thjesht” janë fjalët që Josa i drejton Përndreces në një moment kur ky i fundit tenton të driblojë mes disa futbollistëve shkodranë.

-Edi Martini “çmendet” me Melos Bajramin i cili ndëshkohet me të verdhë dhe mungon ndeshjen e ardhshme. Ndëshkimi i mbrojtësit erdhi pas një konflikti me një prej futbollistëve ballshiotë.

-Mirel Josa e ndjek pjesën e dytë të ndeshjes nga tribuna e gazetarëve, duke lënë kështu si drejtues në pankinë Rustemin. Nuk dihet arsyeja e kësaj lëvizjeje nga ana e trajnerit kryeqytetas. Më vonë u kuptua se ishte ndëshkuar me të kyq, për nervozizëm.

-Nuk e mban vendi Martinin i cili shpesh jep udhëzime për të tijët, ku këshilla kryesore është ta luajnë topin shpejtë dhe pa shumë ndalesa.

-Mbyllet 1-1 në fund, që lë totalisht të pakënaqur tifozët e Vllaznisë. Të cilët kanë kritika për performancat e kuqebluve gjatë kësaj periudhe.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i 1/8-ave, AEK i Strakoshës përballet me Celje, Fiorentina sërish ndaj skuadrave polake
Sport

Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i 1/8-ave, AEK i Strakoshës përballet me Celje, Fiorentina sërish ndaj skuadrave polake

27/02/2026
Sport

Europa League/ Derbi italian në 1/8, hidhet shorti në Europa League, Roma sfidon Bolognën Po ditën e sotme u hodh edhe shorti për raundin e të 16 të Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia në kontinent. Ra në sy derbi italian në këtë fazë, me Bologën dhe Romën, që do të sfidojnë njëra tjetrën në një duel për një biletë në çerekfinale. Stuttgart-Porto dh…

27/02/2026
Champions League/ Hidhet shorti i 1/8-ave, sërish përballja klasike Real Madrid-M.City, PSG sfidon Chelsea-n, përballje e lehtë për Barcelona e Bayern
Sport

Champions League/ Hidhet shorti i 1/8-ave, sërish përballja klasike Real Madrid-M.City, PSG sfidon Chelsea-n, përballje e lehtë për Barcelona e Bayern

27/02/2026
“Alarm i kuq” në Madrid, vijojnë problemet për Mbappe, ja alternativat e rikuperimit
Sport

“Alarm i kuq” në Madrid, vijojnë problemet për Mbappe, ja alternativat e rikuperimit

27/02/2026
NBA/ Skuadra e momentit, 11 fitore radhazi për Spurs, vijon kriza e Lakers
Sport

NBA/ Skuadra e momentit, 11 fitore radhazi për Spurs, vijon kriza e Lakers

27/02/2026
Amorim “thyen” arkën e United, shkarkimi i tij sjell një faturë të “kripur”
Sport

Amorim “thyen” arkën e United, shkarkimi i tij sjell një faturë të “kripur”

27/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba Pollozhani rikthehet në finalen e BBVK 4 dhe flet për largimin: Do të doja ta shtyja më shumë

Alba Pollozhani rikthehet në finalen e BBVK 4 dhe flet për largimin: Do të doja ta shtyja më shumë

28/02/2026
Fitoi ‘BBVK’, Londrimi reagon për herë të parë në rrjetet sociale

Fitoi ‘BBVK’, Londrimi reagon për herë të parë në rrjetet sociale

28/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al