Nga një premtim, Pio Esposito është kthyer në një realitet, në një nga lojtarët më të çmuar që Inter ka në dispozicion. Paraqitjet e talentit “azzurr” kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha Evropiane, mes tyre Arsenal. Ekipi i Artetas ka kërkuar informacione në Milano, por përgjigjja e Inter nuk ka vonuar, Pio nuk është në shitje.
Ky detaj mori edhe vëmendjen e La Gazzetta dello Sport: “Pio nuk preket”, shkruan e përditshmja italiane në faqen e parë.

Pavarësisht se nuk është zgjedhje e parë e Chivu-t, Pio Esposito ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 4 asiste vetëm në Serie A.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








