Policia e Sarandës ka goditur një grup të mirë-organizuar kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve, duke vënë në pranga 12 persona dhe katër të tjerë në kërkim. Ndërkohë është sekuestruar një sasi drogë, 9 automjete, mes të cilave pesë makina luksi.
Në sajë të operacionit të koduar “Piramida”, dhe pas një pune hetimore u zbulua se si funksiononte grupi, në drejtimin e Ajaz Lilës, 21 vjeç nga Shalësi i Konispolit, i njohur me pseudonimin “Babi”. Ai është dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike. Në flagrancë janë arrestuar edhe 11 persona të tjerë me detyra të caktuar në këtë trafik droge. Po ashtu janë vënë në kërkim edhe 4 persona të tjerë.
Këta persona në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambiente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime. Të arrestuarit janë:
Altin Sakaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me mjetin me targa AA 931 IK, duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis).
Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike i ndaluar me pseudonimin “babi”, si organizator i grupit).
Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lendës narkotike).
Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bëntë magazinimin e lëndës narkotike).
Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).
Enea Duro, 22 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
Marjo Zybo, 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).
Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).
Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).
Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).
Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambjentin ku magazinohej lënda narkotike).
Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasve:
E.V., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
R.H., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
F.(D.).D., transportues nga kufiri i Gjelbër drejt shtetait Grek.
M.D., kontrollues i rrugës për kalimin e lëndës narkotike.