Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për zjarrvënie. Mediat greke shkruajnë se shqiptari dyshohet si autor i dy zjarreve në fshatin San Marco në Korfuz.
Gjithçka ndodhi pasditen e kësaj të premteje dhe flakët vunë në rrezik edhe banesat.
Ishte ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës e angazhuar me 9 automjete por edhe vullnetarë që bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
39-vjeçari, i cili sipas mediave greke ka pranuar zjarrvënien, është dërguar për një vlerësim psiqik.