• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pirro Dhima shfaqet në murin pranë kufirin greko-turk, reagime të ashpra në Athinë: Arrogancë pranë simbolit të përjashtimit

08/04/2024
Pirro Dhima shfaqet në murin pranë kufirin greko-turk, reagime të ashpra në Athinë: Arrogancë pranë simbolit të përjashtimit

Reagime të ashpra në opinionin publik grek ka shkaktuar një postim i Piro Dhimës nga vizita para pak ditësh në kufirin greko-turk në Evros. Piro Dhima, në kuadrin e fushatës elektorale për zgjedhjet europarlamentare ku këtë radhë kandidon me të djathtën qeverisëse “Demokracia e Re”, ka konsideruar murin e lartë kufitar me Turqinë si “mbrojtje kufitare e Greqisë dhe mbarë Europës”, duke shtuar se “është detyrë të mbështeten banorët dhe rojet kufitare për të qenë të gjithë BE më të sigurt”.

Ky postim ka shkaktuar mjaft reagime, jo vetëm nga e majta progresive, por edhe nga intelektualë bashkatdhetarë e emigrantë shqiptarë, si në median greke ashtu edhe në rrjetet sociale.

Gazeta të mëdha si “Efimeridha ton Sintakton”, Documento etj.i kanë kujtuar Dhimës të kaluarën e tij të viteve të hershme si emigrant, duke shprehur zhgënjimin e thellë si për postimin ashtu dhe për sqarimin e mëtejshëm ku Piro Dhima shton se “ndryshe nga muret që ngrinte Shqipëria për të na izoluar, ky mur u ndërtua për të na mbrojtur”.

Reagimet e shumta në median greke dhe rrjetet sociale kritikojnë thellë pozicionimet pro ekstremistëve, siç konsiderohet, nga një njeri me të kaluar thuajse të njëjtë me emigrantët e sotëm.

 

“Gjynah për fotografinë e Pirros pranë gardhit të Evros. Të merresh me partitë (konservatore) në pushtet është një gjë – dhe është tjetër gjë të fotografohesh me arrogancë të pashpjegueshme pranë një simboli të përjashtimit dhe shtypjes”, shkruan një gazetar ne FB.

 

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al